E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndikimi i Beogradit në Tiranë,si rrezik dhe mallkim që zgjat prej dekadash
Publik News

Ndikimi i Beogradit në Tiranë,si rrezik dhe mallkim që zgjat prej dekadash

Ndikimi i Beogradit ne jeten e Shqiperise politike eshte nje nder ndikimet qe me shume se asgje tjeter ka tronditur dhe trondit zhvillimet e brendeshme politike qe prej 1941.

Ishte ndikimi i Beogradit qe percaktoi marredheniet midis rezistences antifashiste nacionaliste dhe komuniste.
Ishte ndikimi Beogradit qe nuk lejoi luften e perbashket ne nje front kunder pushtuesve. Ishte ndikimi i Beogradit qe transformoi rezistencen ne nje lufte civile per pushtet.

Pas luftes me fitoren e komunisteve ishte ndikimi i Beogradit qe shkaktoi per njenkohe te gjate nje lufte civile dhe brenda partise komuniste.
Per shkak te ndikimit te Beogradit ngriheshin dhe binin njerez brenda oborrit te pushtetit komunist.
Per shkak te ndikimit te Beogradit shpalleshin grupe armiqesore dhe likuidoheshin (ose vetvriteshin) hierarke komuniste te kohes.
Me rrezimin e komunizmit dhe pas pluralizmit ne Shqiperi ndikimi Beogradit zbehet per disa vite.
Shqiperia politike tenton te veproje jashte ndikimit sllav.

Sot prej disa vitesh ndikimi i Beogradit paralel me rifuqizimin e rolit te Serbise ne kancelarite fuqishem rikthehet dhe ne Tiranen politke.
Afrimi disproporcional i kryeministrit Rama me Beogradin sot ka hapur deren fuqishem ketij ndikimi.
Ndikimi i Beogradit ne Tiranen politike sot po rikthehet.
Ndikimi i Beogradit sot percakton apo ndihmon marrjen apo mbajtjen e pushtetit.
Ndikimi i Beogradit sot percakton karrierat politike,publike dhe mediatike dhe fuqizimet ekonomike ne Tirane.
Ndikimi i Beogradit sot ka krijuar percarjen me te thelle historikisht midis Tiranes dhe Prishtines.
Ndikimi i Beogradit sot rrezikon te ndaje pa kthim aktoret politike ne Tirane dhe te ndaje kombin.

Eshte ndikimi i Beogradit qe sot ve ne dileme orientimin perendimor te Tiranes zyrtare,dhe josh drejt Lindjes.

Ndikimi i Beogradit ne Tirane eshte kryeceshtja e politikes se brendeshme e te jashtme te Shqiperise.

Ndikimi i Beogradit ne Tirane eshte ceshtje e sigurise kombetare ,ajo duhet ndjekur dhe hetuar si e tille.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.