E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndodhin kudo ngjarje, por …
Lajme

Ndodhin kudo ngjarje, por …

Lutfi Dervishi

Nuk ndodh që një polic të vrasë fëmijën në breg të detit!
Nuk ndodh që polici të vozisë privatisht mjete detare kaq të fuqishme!
Nuk ndodh që polici të ketë me vete armën e shërbimit, kur është me leje!
Nuk ndodh që polici të jetë shembulli ulëritës i thyerjes së ligjit dhe rregullave!
Nuk ndodh që polici të tentojë të largohet nga vendngjarja!
Nuk ndodh që polici në gjykim për trafik drogre të kthehet sërish në polici!
Nuk ndodh që pas një skandali nuk ka asnjë dorëheqje!
Nuk ndodh që 24 orë pas ngjarjes të mos jetë thënë e vërteta nga policia!
Nuk ndodh që pas ngjarjes së rëndë, e njëjta situatë të përsëritet pas 24 orëve!
Nuk ndodh që KM t’i përvishet mediave pas këtij skandali të shumëfishtë!
Nuk ndodh që pas çdo skandali të hedhësh në treg alibinë e politizimit!
Nuk ndodh të mëtosh të relativizosh një tragjedi, duke kullotur për shifra e raste në vende të tjera.
Nuk ndodh që presidenti i vendit që betohet në kushtetute e është garant i saj (dhe kushtetuta i garanton mbrojtje të posacme fëmijevë), të mos prononcohet!
Nuk ndodh që minimalisht të mos kërkosh ndjesë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.