E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Në darkë o zemër’, bisedat Balluku-Berberi para takimit me turqit
Lajme

‘Në darkë o zemër’, bisedat Balluku-Berberi para takimit me turqit

Janë zbardhur përgjimet e bisedave mes ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, në kuadër të hetimeve për aferën e tunelit të Llogarasë.

Në dosjen e SPAK përfshihen komunikime të realizuara përmes aplikacionit “Signal Private Messenger”, që tregojnë koordinime dhe takime të zhvilluara përpara nënshkrimit të kontratës së shumëpërfolur.

Një nga bisedat më të bujshme është ajo e mbrëmjes së 29 gushtit 2021, ku zv.kryeministrja Balluku i dërgon Berberit mesazhin:

“Në darkë o zemër”,
ndërsa pak më vonë i shkruan:
“Po futem në garazh, hajde lart më mirë, shkalla H.”

Sipas dosjes, një ditë pas këtij takimi, më 30 gusht 2021, Balluku dhe Berberi janë takuar me tre shtetas turq, të cilët sipas të dhënave të sistemit TIMS janë Ayhan Altun dhe Çagri Silahtaroglu, punonjës të “Shoqërisë së thjeshtë Intekar-ASL”, kompani që më pas fitoi kontratën për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Të dhënat tregojnë se turqit kanë hyrë në territorin shqiptar më 29 gusht 2021 dhe kanë dalë më 30 gusht, në orën 15:33.

Në dosje përfshihen edhe biseda të tjera, ku ministrja dhe ish-drejtori diskutojnë për mënyrën e menaxhimit të situatës me tenderin:

  • 28.08.2021, ora 09:07
    Balluku: “E shpëton Erind situatën? Bën sens apo jo?”

  • Berberi: “Sens bën, po mos na hidhen në fyt pala tjetër. Si fillim ta shtyjmë që t’i japim kohë vetes.”

  • Balluku: “Nesër në 8 tek unë, përballë me zyrën tënde.”

Pasditen e 29 gushtit, komunikimi vijon me mesazhe të tjera:

  • Berberi: “U ula te Toni brenda.”

  • Balluku: “Në darkë o zemër.”

  • Balluku: “Po futem në garazh, hajde lart më mirë, shkalla H.”

  • Berberi: “Këtu jam, ok.”

Një ditë më vonë, në 30 gusht, Balluku e pyet për takimin me përfaqësuesit e huaj:

  • Balluku: “Ke kanë me vete?”

  • Berberi: “Vetëm tre turqit.”

  • Balluku: “Ok.”

Këto komunikime janë pjesë e provave të përfshira në dosjen e SPAK, që heton dyshimet për favorizim në procedurat e tenderimit të një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.