Putin akuzon Perëndimin: Po përgatit një pushtim në tokën tonë
Në fjalimin e Vladimir Putinit, me rastin e Ditës së Fitores së Rusisë, presidenti rus ka përshëndetur “triumfin” e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste.
1
Ai theksoi se ajo ishte një “heroizëm i paprecedentë” dhe se Rusia duhet të sigurojë që “tmerri i një lufte globale nuk do të përsëritet kurrë”.
Por ai ka goditur vendet e NATO-s, duke thënë se Rusia ishte përpjekur “më kot” të bënte kompromis për çështjet e sigurisë.
“Vendet e NATO-s nuk donin të na dëgjonin… kjo do të thotë se në realitet ata kishin plane krejt të ndryshme,” thotë ai.
Sipas Sky News, Putin akuzon NATO-n për “përgatitjen hapur të një operacioni tjetër ndëshkues” në rajonin Donbas të Ukrainës.
Presidenti rus paralajmëroi se ekziston një “kërcënim i papranueshëm për ne pikërisht në kufijtë tanë”.
Ai akuzon Perëndimin se “përgatitet për pushtimin e tokës tonë, duke përfshirë Krimenë” – një zonë e Ukrainës që u aneksua nga Rusia në 2014.
Lufta kundër Ukrainës ishte një “goditje parandaluese kundër agresorit”, thotë ai.
2
Putin e mbylli fjalimin me fjalët: “Lavdi forcave tona të armatosura të lavdishme, për Rusinë, për fitoren!”
Pavarësisht frikës se presidenti rus mund t’i shpallte zyrtarisht luftë Ukrainës, ai nuk bëri asnjë deklaratë për këtë.
Agjencia ruse e lajmeve sapo ka njoftuar se parade ajrore është anuluar.
Bëjmë me dije se parada pritej të zhvillohej ditën e sotme në Moskë me rastin e Ditës së Fitores.
Ndër të tjera konfirmohet se anulimi i paradës ka ardhur si pasojë e kushteve të këqija atmosferike, teksa lajmi është konfirmuar nga zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.
Kujtojmë se lideri rus ka mbajtur edhe fjalën e tij, teksa është shprehur se NATO e ka kërcënuar hapur Rusinë, ndërkohë që në kushte të tilla ekziston mundësia e luftës.