Në Leskovik lindi vetëm 1 bebe në 2023
Situata demografike në Leskovik ka shfaqur një trend shqetësues të shpopullimit, me një numër të madh të banorëve që largohen për të jetuar në emigrim. Në vitin e kaluar, numri i lindjeve është ulur ndjeshëm, duke rezultuar në rënie të numrit të banorëve të rinj.
Leskoviku i cili dikur popullohej nga më shumë se 8000 banorë, sot nuk ka më tepër se 2900 të tillë.
Në vitin 2023 pati vetëm 4 lindje, 3 prej tyre në emigrim e vetëm 1 në Leskovik.
Banorët tregojnë për mediat për një përkeqësim të situatës, duke shtuar se shkolla e zonës po përballet me ‘krizë’ për nxënës.
Po këtu kanë ikur të rinjtë, kanë ngelur vetëm pleq e plaka e nuk ka lindur. Tani rrezik e shkolla, dikur kishte 400 nxënës, sot 60 nxënës kanë ngelur. Për 5-6 vite mbyllet e shkolla. Këtu pleq e plaka kanë ngelur”.
Edhe popullata sidomos të rinjtë kanë emigruar, shumica kanë ngelur brez i tretë. Flitet që e shkolla do bashkohet se nuk ka nxënës. Dikur Leskoviku kishte 700, sot 50-60. Detyrohen familjarët të ikin pas fëmijëve. Kemi ngelur shumë pak.
Megjithatë, sektori i prodhimit të verës dhe rakisë vazhdon të mbajë disa familje në zonë. Fenomeni i shpopullimit ndikohet nga faktorët socio-ekonomik në vendin tonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



