E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në “Loro Boriçi” luhet për të tashmen dhe të ardhmen
Sport

Në “Loro Boriçi” luhet për të tashmen dhe të ardhmen

Shqipëria luan ndaj Skocisë ndeshjen e fundit në grupe të Nationas League. Shanset për kualifikim tashmë janë kompromentuar, do të duhet një mrekulli, nga ato që ndodhin rrallë në futboll.

Një fitore 4-0 e kuqezinjve në “Loro Boriçi e ndërthurur me një sukses minimal të skocezëve ndaj Izraelit tri ditë më pas do të thoshte një mrekulli për kuqezinjtë.

Presidenti Duka ishte i qartë: nëse fitojmë dhe e mbyllim grupin me pikë të barabarta me rivalët, nuk mund të konsiderohet një dështim. E lexuar mes rreshtave, një fitore i lejon trajnerit të tentojë kualifikimin në Evropian edhe nëpërmjet kualifikueseve.

Çfarë ndodh me një humbje? Vendi i fundit dhe rrëzimi nga liga do të linte pak vend për përkufizimin e kësaj aventure. Gjithsesi, nuk luhet për Panuccin, Shqipëria luan fatin e saj. Luhet për të kthyer besimin dhe prestigjin, me epokën post-De Biasi që po rezulton vërtet e vështirë. Shqipëria ka fituar vetëm një ndeshje në shtatë takime të luajtura gjatë vitit 2018.

Klima nuk është më e mira, por për lojtarët rezultatet e fundit mund të shërbejnë për të shtrënguar fort dhëmbët dhe provuar deri në fund këtë herë.

Evropiani është aty, për t’u tentuar edhe nëse nuk hyhet nga dera e Nations League, por bazat për të ardhmen hidhen që tani.

Në “Hampden Park” Shqipëria humbi 2-0, me pengjet e një goli jashtë loje dhe sidomos për shanset e shpërdoruara para portës.

Këtë herë nuk do të jenë Migjen Basha dhe Elseid Hysaj, krijuesi i lojës dhe një lider i mbrojtjes dhe i gjithë skuadrës.

Skocia nuk është një kundërshtar i pakalueshëm. Në “Loro Boriçi” luhet për të tashmen dhe të ardhmen.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/ne-loro-borici-luhet-per-te-tashmen-dhe-te-ardhmen-596251/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.