Në një çmendinë si Shqipëria
Një ditë pas incidentit kur një polic bashkiak i Erion Veliaj qëlloi me grusht barkut një grua shtatëzënë, a e dini se cfarë ka ndodhur? Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për gruan shtatëzënë per kundërshtim të punonjësit të policisë në detyrë. Nga ana tjeter nuk ka as edhe një masë disiplinore ndaj banditit të Veliajt me uniformë. Praktikisht kjo shënon zyrtarisht trajtimin e qytetarëve shqiptarë si të sëmurë psiqikë, të cilët pasi lidhen me xhaketën e forcës, herë pas here dhunohen kur edhe në të drejtën e tyre reagojnë ndaj keqtrajtimit të “xhelatëve” me uniformë. Nuk është asgjë rastësore, nuk kemi të bëjmë me asnjë gabim në përkthim.
Në Shqipëri ti vetëm duhet të nënshtrohesh ndaj vullnetit të infermierit katil sadist, i cili pasi të dhunon, të injekton edhe morfinë që të mos ndiesh dhimbjen. Eshtë e trishtueshme sesi shoqëria e tulatur nuk e kupton, nuk reagon, bën sehir, tregon me gisht, perqesh, tall atë që është po vetë ai, qytetari perballë dhunës shtetërore pa logjikë. Mos ardhtë ajo ditë që në një cmendinë si kjo e jona, policia të ndjekë në gjendje të lirë edhe fëmijën në barkun e nënës sepse shqelmon nga brenda dhe kjo të konsiderohet goditje e oficerit të policisë në detyrë…
p.s…ah moj Shqiperia ime 😞😞😞
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



