E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ne njerëzit e mbetur …
Publik News

Ne njerëzit e mbetur …

Në të djathtë të fotos janë ata, punëmbaruarit, që nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë që të dëmton apo të merr jetën. Ata që për shkak të prishjes së imazhit fajin ua vënë 10 fish më shumë se ne policit e fadromistit, ministrit apo drejtorit, fundja nuk e kanë asgjë ti shkarkojnë e zëvendësojnë me të tjerë të gjithë qeverinë përveç vetes. Por, ata, vetë nuk mbajnë asnjë përgjegjësi.

Ndërkohë ne, njerëzit e mbetur, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk ka rëndësi nëse ikën Sajmiri dhe vjen Xhafa, ikën Xhafa dhe vjen Lleshi, ikën Nikolla e vjen Besa, ikën Besa e vjen Evisi, ikën njëri e vjen tjetri ku është problemi për këta në të djathtë?! Kaq duam ne dmth?!

Ne, njerëzit e mbetur, duhet të jemi të qartë se është modeli që duhet rrëzuar dhe të marrë ndëshkimin e merituar. Jeta dhe liria, drejtësia e progresi i një vendi nuk fitohen duke kërkuar ndërrimin e ushtarëve të turnit që mbajnë kamzhikun me urdhër nga lart por duke kërkuar rrëzimin e diktatorëve, duke thyer burgun e padrejtësisë, duke marrë zvarrë këdo që urdhëron nga maja e piramidës të tallet e abuzojë me dinjitetin dhe mirëqenien tonë.

Ne, njerëzit e mbetur, duhet të mësojmë nga historia se nuk mund të ketë rezultate të ndryshme kur ndiqet e njëjta rrugë. E po historia na mëson se kur populli ndëshkon tiranët, pasardhësit e pushtetit i shërbejnë më me përulje qytetarëve të tyre.

Duhet të jemi të bashkuar kundër kujtdo që është në pushtet totalitar pavarësisht bindjeve tona personale politike. Vetëm të bashkuar e përballë majës së piramidës pushteti hesht, pranon edhe ta pështysh, gjuash me gurë, të lë edhe ti vësh flakën po deshe protesto me muaj thyeji të gjitha ligjet vetëm sa të qetësohesh pak, të lodhesh e të shkosh në shtëpi e të mos merresh më me të.

Ne, njerëzit e mbetur, duhet të kuptojmë se autoriteti është një iluzion brenda mendësisë sonë, iluzion i imponuar me dhunë nga propaganda e monopolizuar e pushtetit duke bërë shembull individin për të prodhuar një shoqëri ikubatori por kurrsesi kryepushtetari nuk guxon të merret e të bëjë shembull turmën përballë tij.

Peshku qelbet nga koka!
Lolita.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.