E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
NUK mbijetojmë dot nëse (duke u përshtatur) imitojmë kafshët….
OP-ED

NUK mbijetojmë dot nëse (duke u përshtatur) imitojmë kafshët….

Kur akomodohesh në një cep të halesë, nuk të bëjnë më përshtypje as produktet e saj. Çdo gjë duket normale. Ashtu si nuk të bëjnë më përshtypje fenomene të tilla ku qytetarët u kërkojnë ndihmë kukuvajkave.

E ku qenka problemi?
Shyqyr që janë dhe këto portale-dëgjon si replikë.
Fiks!
Të ndrydhur, njerëzit do pranojnë çdo gjë si normale duke u zhytur në banalitet. Habitati i duhur për çdo regjim despotik.

28 vjet pa shtet janë më se të mjaftueshme për “tu mësuar” dhe pa të. Njerëzit nuk i drejtohen më institucioneve të Republikës (si Gjykatat apo Avokati i Popullit a organeve adm.të garancisë) për të zgjidhur konfliktet e garantuar të drejtat.

Ato janë të zaptuara nga një hordhi barbare, të cilat shtojnë e nuk zgjidhin halle.
Përballë kësaj shqiptarit i duhet veç “të mësohet”. Një ndër parrullat e pjellë gjatë tranzicionit.

Njeriu përveç aftësisë që të përshtatet ka dhe një aftësi tjetër. Ai mund të përshtasë, ndryshojë e përmirësojë realitetin.
Por ndryshe nga kafshët e tjera të pajisura me kthetra, këmbë të shpejta, gjemba apo flatra, njeriu nuk e ka shumë të zhvilluar aftësinë e parë.
Është pikërisht kjo e dyta që e dallon nga kafshët. E kuptuan grekët e lashtë. Është kjo dhurata që na dha Zeusi si kompensim për të mbijetuar në këtë planet, (dikea/logos/tekne).

Ne nuk do mbijetojmë dot nëse imitojmë kafshët (duke u përshtatur) por nëse aktivizojmë atributet humane e hyjnore, duke u bashkuar e ndryshuar këtë realitet asfiksues.

L. DROBONIKU

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.