E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në Papër të Elbasanit një grua rrihet çdo ditë nga  burri dhe djali i saj
Sot

Në Papër të Elbasanit një grua rrihet çdo ditë nga burri dhe djali i saj

Irena Shabani

E nisa mengjesin sot me një grua në moshë që me tregoi se dy mbesat e saj, motra me njera-tjetren ishin martuar me dy vellezer, në një fshat të Elbasanit të quajtur Papër.

Problemi ishte se njera prej tyre rrihej barbarisht nga i shoqi. Në një rast ai i kishte thyer doren, ndersa në tjetrin i kishte hedhur nje vazo lulesh në koke, prej të ciles ajo kishte shpetuar paq. Gruaja me tregoi se mbesa e saj ishte terhequr nga denoncimi sepse kishte frikë, shumë frikë nga i shoqi dhe e kishte mbyllur
historine sikur e kishte thyer vetë doren. (Jetojmë në vendin ku femrat pasi pijnë cigare i shuajnë ato mbi bark sa herë u qellon larg shkundesja e duhanit) Perpos kesaj ajo që me trishtoi më shumë nga kjo histori ishte që vajza e saj gjimnaziste nuk donte që mamaja të ndahej nga i shoqi sepse pastaj dhe ate do ta gjykonin keq, ndersa i biri pak më shumë se 11 vjeç nen shenbullin e të atit e rrihte mamane sa herë i jepej rasti ose babait i duhej një dore ndihmë. Gruaja në moshë që më tregoi kete histori ishte e varfer, po plot dinjitet, ajo i kishte ofruar si strehë mbeses shtepine e saj në periferi të qytetit, por ajo nuk kishte pranuar nga frika se ai do ta masakronte kur ta gjente. Keshtu pra në Papër te Elbasanit një grua rrihet per cdo ditë. E rreh burri dhe djali i saj. Nese mbyllni sytë do të arrini të degjoni per cdo nate te qarat e saj. Naten qe nuk do ta degjoni më, me siguri vazoja e luleve do ta ketë shpetuar nga kjo jetë duke i renë drejt e në koke…
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.