Alexandar Burlakov nga Ukraina i ka vënë vetës flakën para ndërtesës së Parlamentit në Kiev.
Ngjarja ndodhi gjatë protestës së punonjësve mjekësorë, të cilët po protestojnë për shkak të kushteve të këqija në punë.
Protestuesit e tjerë nxituan për ta ndihmuar, edhe pse i tërë trupi i tij ishte përfshirë nga flakët. Si përfundim, ata arritën ta fiknin zjarrin dhe ta shpëtonin protestuesin.
Alexandar u dërgua me urgjencë në spital pas djegieve që i pësoi.
Fillimisht Burlakov mendohej se ishte një infermier i pakënaqur, por më pas u konstatua se bëhet fjalë për një person i cili prej vitesh kishte probleme pronësie.
“Veprimi im nuk ka lidhje me protestën. Ka 5 vjet që dua të zgjidh problemin e pronës. Autoritetet lokale vazhdimisht më gënjejnë, të gjithë po na gënjejnë. Nuk po shoh rrugëdalje, kurrë askujt nuk i kam bërë keq. Thjesht dua që dikush të më dëgjojë, të dëgjojë populli”, ka deklaruar Burlakov.



