Në shtetin e Xhorxhias, do të bëhet rinumërim i plotë me dorë i të gjitha fletëve të votimit
Matematikisht, në të vërtetë duhet bërë një rinumërim i plotë me dorë i të gjitha fletëve të votimit, sepse diferenca është shumë e ngushtë,” tha Sekretari i Shtetit i Xhorxhias, Brad Raffensperger, në një konferencë shtypi. “Ne duam ta fillojmë këtë para se të mbarojë java,” tha ai.
Në Xhorxhia, numërimi ende nuk ka përfunduar. Në një deklaratë të mëparshme Sekretari i Shtetit i Xhorxhias tha se numërimi ka shumë gjasë të përfundojë deri të mërkurën në mbrëmje ose të enjten në mëngjes.
Është e rëndësishme të veprosh shpejt, por është më e rëndësishme ta bësh punën saktë,” tha ai. Në këtë shtet nuk ekziston rregulli i rinumërimit automatik por një kandidat mund ta kërkojë rinumërimin nëse diferenca e votave është më e vogël se 0,5 për qind.
Secili shtet ka rregullat e veta të rinumërimit, por në përgjithësi, fletët e votimit do të rishikohen. Në disa vende, një numër i caktuar i fletëve të votimit numërohen gjithmonë me dorë për të siguruar vlefshmërinë e makinerive.
Por rinumërimet rrallë kanë çuar në një ndryshim në rezultatet, shkruan BBC. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se edhe nëse Biden humbet këtë shteti, ai është ende mbi pragun e 270 votave.
Afati shtetëror i Xhorxhias për vërtetimin e rezultateve të zgjedhjeve është 20 nëntori.
Stafi i fushatës së Trump më herët tha se do të kërkonte gjithashtu një rinumërim në Wisconsin.
Profesori i Shkollës së Drejtësisë të Universitetit Columbia Richard Briffault i tha BBC se kishte një rinumërim në Wisconsin edhe në 2016, dhe ai ndryshoi disa qindra vota.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



