Nëna që kërkon lekë borxh për arkēmortin e ‘jetimit’
Ishte vetëm dita e parë e punes qe i siguronte jetesen per vete dhe per nenen ne skamje. Nuk zgjati shumë gëzimi i nenes se Myzerimit se tashme djali u rrit dhe do t’i dilte krah.
Djali jetim nuk e çoi dot as rrogen e pare ne shtepi, por vetëm 30 leke nga bakshishi.
Sot nënës i duhet të kerkojë neper te aferm e fis lekë për arkëmortin që ta përcjell te birin ne banesën e fundit vetem 20 vjeç. Të paktën ta çojë me nderin e fundit edhe pse po shtrin dorën me nje barre të rëndë pishmani dhe dhimbje që nuk bêri asgjë për fëmijën edhe pse njē zot i di sakrificat dhe strapacimet e një nëne por pa fat.
Myzerimin e njihnin me emrin e zbehtë dhe të vrazhdë “Jetimi”. Por sot ai është bërë i njohur si kamarieri që punoj një ditë dhe vdiq ditën e parë të punës.
Myzerimi ishte nje nga të rinjtë e ketij vendi me shpresa dhe aspirata për një mbijetesë. ‘Jetimi’ pa baba por edhe ‘jetimi’ pa shtet pa rend pa drejtësi. Por Myzerimi punonte, nuk shiti drogë, nuk vodhi as nuk mendoi të përfshihej në botën e krimit. Ai deshte thjeshtë punë, për vete dhe të mbante nënën. Kaq pak deshte nga kjo jete Myzerimi.
Ai nuk e gëzoi dot ditën e parë të punës sepse vendi i punës ishte çmendina e mbarsur me frymen e dhunës, grabitjes, tokēs së zënë me force e kallash, mishmashit të legalizineve,katrahurës se webeve të qeverisë rrumpallë.
Myzerini u rrit e filloi ditēn e parë të punës në katrahurën e institucioneve, vetëgjyqësisë dhe në lagjen ku fiton më i forti dhe vendos cubi, ai që ka lekë shumë, deputeti dhe ai që është kapobandë. Myzerini jetoi dhe tendoi të punojë nē vendin kur tjetri të vret me audin e shtrenjtë të babit në rrugën tënde.
Jetoi e tentoi të punojë në vendin ku vritesh pse me shikon me inat, apo pse më parakalon.
Në vendin ku 4 shezlone u barazuan me 4 varre. Ndaj sot jemi të gjithë Myzerim Zenela. Le tē lutemi për ty që nuk të shpëtuam nga kthetrat e vdekjes. Kryeministri dhe shteti të paktën të paguajnë ca lekë për arkëmortin tënd nënës së gjorë që të mos shtojë më borxhe të reja për vdekjen tënde.
Na fal Myzerim ! Pushofsh i qëtë ditën e parë në banesën e re!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



