E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Neni që ndalon Alibeajn të regjistrohet në zgjedhje/ Manjani citon Kodin Zgjedhor
Politikë

Neni që ndalon Alibeajn të regjistrohet në zgjedhje/ Manjani citon Kodin Zgjedhor

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka publikuar nenin e Kodit zgjedhor, që nuk lejon  grupin e “vulës” me në krye, Enkelejd Alibeajn të regjistrohet në zgjedhje.

Manjani shkruan se ai nuk është kryetar partie, pasi ky u fundit nuk ka as strukturë as formalitet.

“Sipas këtij neni të Kodit Zgjedhor as Alibeu nuk rregjistrohet dot në zgjedhje.

I lemë të tjerat por sipas pikave b dhe e (që pika t’u bjerë) të paragrafit 2, ai NUK ËSHTË KRYETAR i anjë partie! As strukturalisht, as demokratikisht e as formalisht, meqë po luhet me formën.

Ligji nuk thotë “person i deleguar”, por shkruan tullë “….kryetari është përfaqësues i partisë”.

Madje duhet që ky kryetari , sipas pikë e, të mbajë përgjegjësi për financimet e huaja dhe kriminale…

Ky është ligji i shtetit!

Nuk di se çdo shpikin më tej vemjet që hanë mbetjet e gansterit…

Ah po, kanë dhe mbrojtjen e Sudes Amerikane…”, shkruan Manjani.

Neni që ndalon Alibeajn të regjistrohet në zgjedhje/ Manjani

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.