E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Neritan Nallbati vë në shënjestër Publik Median
Lajme

Neritan Nallbati vë në shënjestër Publik Median

Neritan, s’kam asgjë personale me ty, por me bashkëpunimin tënd me bandat dhe krimin, po!

Ka ditë që miq të mi gazetarë dhe funksionarë më thonë të njëjtën gjë: “Kujdes, se Nallbati është i rrezikshëm; ruaju se është hakmarrës dhe të godet me njerëz që i ka shërbëtorë dhe ushtarë të betuar.” Të them të drejtën, këshillat e tre kolegëve të njohur i mora me sportivitet.

Ndërkohë, po darkoja në Durrës me një mikun tim dhe në tavolinë na u afrua një tip që më këshilloi: “Kujdes se të ka vënë në objektiv ai ‘kokëlopa’ me syze!” Në fakt, në fillim s’po bëja dot lidhjen.

— “Vëlla, është i rrezikshëm Nallbati, ruaju e kujdes djalin, se çfarë nuk pret prej tij.”
Pas një bisede, mësova se personi ishte një eksponent i rëndësishëm në Durrës. Por jo pak mesazhe më kanë ardhur edhe nga ish-punonjës policie, të cilëve ua di për nder. Ma besoni, nuk e mbaj veten për trim, por një gjë është e sigurt: vetëm frikë nuk kam në punën që bëj. A bëjmë gabime? Po, padiskutim që po!

Nëse Neritani mendon se unë jam objektivi që dashka të godasë, duhet të thotë arsyen personale. Unë nuk kam asgjë personale as me Nallbatin, as me gocën e tij në Gjermani, as me djalin e tij. Po ky drejtor, që paguhet me taksat e mia, çfarë ka me djalin tim dhe gocën time?

Unë, si fillim, do më duhet të bëj një kallëzim në SPAK ndaj këtij drejtori policie. Pastaj, në fund të fundit, po e bëri personale Neritani, personale do e ketë! Uroj që ky të jetë një mesazh reflektues për drejtorin e policisë, Nallbati. Nëse ke diçka personale, apo në lidhje me shkrimet në Public Media, e ke numrin tim në të gjitha platformat tona. Një këshillë të vogël: mos përdor postin për të goditur mua dhe familjen time. Unë nuk kam asgjë personale me ty!

“Detyra e një drejtuesi policie është të garantojë sigurinë e qytetarëve, jo të kthehet në burim pasigurie për ta. Liria e medias dhe e fjalës nuk mund të nënshtrohet përmes presioneve të tilla primitive. Çdo tentativë për të intimiduar familjen time nuk është thjesht një sulm ndaj meje, por një sfidë e hapur ndaj shtetit ligjor, për të cilin unë do të kërkoj drejtësi deri në fund. Unë tastierën dhe penën kam! Ndërsa ti mbron dhe bashkëpunon me bandat e call center-ve dhe jo vetëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.