E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Neritan Sejamini:  Basha ka mbetur i vetëm, ndërkombëtarët po e pranojnë se opozita është Sali Berisha
Lajme

Neritan Sejamini: Basha ka mbetur i vetëm, ndërkombëtarët po e pranojnë se opozita është Sali Berisha

Neritan Sejamini ka folur për negociatat, që aludohet se kanë nisur mes mazhorancës dhe opozitës për normalizimin e Parlamentit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se bashkimi i opozitës ka qartësuar pozicionin e palëve dhe tani edhe ndërkombëtarët e kanë pranuar se opozita është bashkë dhe Lulzim Basha ka mbetur vetëm, ndaj nuk mund të pretendojë më të ketë vulën e partisë.

Analisti shtoi se çështja e vulës duhet të zgjidhet sa më parë.

“Çfarë ka ndodhur deri tani? Zoti Basha është një akt solo, tek pull. Nëse deri dje kishte diskutim, sot kuptohet që Lulzim Basha është individ i vetëm.

Sot duhet të diskutohet çështja e vulës. Kemi një individ me 2-3 ndihmësa, që pretendon vulën dhe një parti siç ishte, bashkë.

Edhe të huajt tani po e pranojnë. Po mundohen, të mos pranojnë Berishën si kryetar, por të pranojnë opozitën në përlament. Kur kërkojnë ndryshime të caktuara, do të thotë që ata e njohin. Është zhvillim pozitiv. De facto të gjithë e kanë pranuar, që PD pas tre vitesh luftra të brendshme, ka vetëm një Parti Demokratike. Këtu duhet të mbyllet çështja e vulës, duhet të bëjmë presion për këtë.

PD duhet të funksionojë si parti, të ketë emrin dhe identitetin e vet”. tha Sejamini.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.