E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëse  Athina e zbaton ligjin e zgjerimit në det, Turqia do të kishte një shkak për luftë me Greqinë
Publik News

Nëse Athina e zbaton ligjin e zgjerimit në det, Turqia do të kishte një shkak për luftë me Greqinë

Kjo është shtrirja e re e territorit grek në detin Jon dhe “vendimi është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por ai gjithashtu jep një perspektivë, të cilën Turqia e hedh poshtë kategorikisht”, shkruajnë mediat greke, referuar “Der Spiegel”.

“Nëse Athina zbaton këtë zgjerim, Turqia mund ta shohë atë si një shkak për luftë. Athina mund të argumentojë se nuk po planifikon të marrë më tej ujëra territoriale. Sidoqoftë, Mitsotakis vazhdimisht theksoi se me ligjin e ri kjo mund të bëhet dhe se Greqia do të vendosë vetë kur dhe në çfarë mënyre dhe në çfarë kushtesh. Në 1995 Parlamenti Turk kishte vendosur që shtrirja e ujërave territoriale Greke në Egje me 12 milje do të konsiderohej një shkak për luftë. Turqia pretendon se Egjeu do të bëhej një “det grek” de facto. Në të vërtetë, në këtë rast 71% e Egjeut do t’i përkiste ujërave territoriale Greke, nga 21% që është sot”.

Në vazhdën e hetimeve të së hënës, Spiegel raporton se të dy vendet po fillojnë bisedimet për herë të parë që nga viti 2016 “në mënyrë që të kapërcejnë ndryshimet që i kanë çuar ato vazhdimisht në prag të luftës në të kaluarën”.

Rreziku i konfliktit

Rrallë një projektligj qeveritar është kaq i pranuar gjerësisht. Greqia po zgjeron kufijtë e saj detarë, por sipas medieve të huaja “ky mbart një rrezik konflikti.”

Duke iu referuar një vendimi historik me të cilin Greqia zgjeron territorin e saj me gati 10% dhe thonë se “ligji parashikon në mënyrë të qartë parashikimin e zgjerimit të ujërave territoriale në Egje, siç tha Mitsotakis, por do të ishte një shkak lufte për Turqinë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.