E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëse është përgjysmuar popullsia, kush do të votojë për opozitën?
Lajme

Nëse është përgjysmuar popullsia, kush do të votojë për opozitën?

EDUARD ZALOSHNJA

Berisha ka disa muaj që deklaron se popullsia banuese në Shqipëri është përgjysmuar në dekadën e fundit. E përkthyer në shifra të thjeshta aritmetike, i bie që në Shqipëri të kenë mbetur vetëm 1.4 milionë banorë (me çiliminj, të rritur e pleq gjithsej). Po vetëm para tetë muajsh, votuan zyrtarisht në Shqipëri plot 1.4 milionë zgjedhës (18 vjeç e sipër, sipas KQZ-së së kryesuar nga Celibashi). Të kenë votuar edhe çiliminjtë? Apo zbarkuan qindra mijëra emigrantë me anije e aeroplanë atë fundjave në Shqipëri? (Sipas të dhënave zyrtare të TIMS, rreth 30 mijë shtetas shqiptarë dolën nga Shqipëria e vetëm 41 mijë u futën në fundjavën e 14 majit 2023).

Sidoqoftë, le të supozojmë për një çast se pas zgjedhjeve të 14 majit të vjetshëm, ka ndodhur një eksod biblik, ku qindra mijëra shqiptarë u larguan nga sytë këmbët pas fitores së socialistëve në pothuaj çdo bashki të vendit. Por nëse sot kanë mbetur vetëm 1.4 milionë banorë (siç pretendon Berisha), i bie që të kenë mbetur vetëm 1 milion zgjedhës këtu (sepse rreth 400 mijë i bie të jenë fëmijë dhe adoleshentë). Dhe si mund të fitojë opozita (edhe sikur të jetë super e bashkuar) në një situatë të tillë demografike? Para 8 muajsh, sipas KQZ-së, rreth 800 mijë zgjedhës votuan për kryebashkiakë socialistë (rreth 600 mijë votuan për kryebashkiakë opozitare të BF, PD, etj., etj.).

Dhe në fakt, për PS-në dhe satelitët e saj të vegjël kanë votuar rregullisht rreth 800 mijë zgjedhës qysh nga 2009-ta e deri më sot (si kur Rama ishte në opozitë, edhe tani që është në pozitë). Pra, ngrihet pyetja: Si do të përballet Berisha me murin elektoral 800-mijësh të Ramës, kur beson se vetëm 1 milion zgjedhës kanë mbetur gjithsej në Shqipëri? Shpreson se do të zbarkojnë qindramijëra emigrantë opozitarë me anije e aeroplanë për të votuar në ditën e zgjedhjeve? Apo shpreson se do të arrihet votimi elektronik i emigrantëve deri më 2025? Po edhe nëse u krijohet mundësia e votimit elektronik, a do të votojnë qindramijëra emigrantë për opozitën? Po emigrantë të majtë nuk ekzistokan?

1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.