E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëse humbet Barcelona djali im  në shtëpi pas ndeshjes me …
Sport

Nëse humbet Barcelona djali im në shtëpi pas ndeshjes me …

Lionel Messi është futbollist dhe familjar shembullor.

Ai kalon shumë kohë me familjen e tij, madje menjëherë pas ç’do ndeshje, ai kthehet pranë familjes, aty ku gjen bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Megjithatë, kur Barcelona merr rezultate negative, Messin nuk e pret një atmosferë e ngrohtë në shtëpi.

I pari që vrenjtet është djali i tij, Thiago, vetëm 6 vjeç. Ai vërshon në kritika ndaj sulmuesit argjentinas, madje i kërkon dhe llogari për paraqitjen.

Messi rrëfen:

Djemve të mi u pëlqen shumë futbolli. Tiago merr vesh më shumë, sepse është më i madh dhe flet gjithmonë rreth futbollit. E shoh shumë të përfshirë në gjithçka që ndodh në këtë sport. Madje kur humbas ndonjë ndeshje, ai më kritikon.
E ndjek Barcelonën, ndjek kampionatin spanjoll dhe Champions-in. I ndjek të gjitha me pasion. I pëlqen dhe bën pyetje për të kuptuar arsyet pse  unë apo Barcelona nuk kemi fituar. Madje ndonjëherë më vë nota kur gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet”.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.