Nëse Kim Jong-un ka vdekur ?
Edhe pse nga Korea e Veriut nuk ka ende asnjë reagim, vdekja e diktatorit Kim Jong-un po bëhet fakt i kryer në shumë media ndërkombëtare.
Kim, 36 vjeç, u pa për herë të fundit në një takim qeveritar më 11 prill dhe çuditërisht ai mungonte në festën e ditëlindjes së gjyshit të tij të ndjerë Kim Il-Sung, më 15 prill. Sipas mediave të huaja mësohet që Kim kishte kaluar një procedurë kardiovaskulare dhe po kurohet në një vilë në provincën e Phyongan të Veriut.
Zyrtarë të lartë të partisë dhe qeverisë festojnë 108-vjetorin e lindjes së themeluesit Kim Il-Sung në Pyongyang më 15 Prill, një ceremoni të cilën Kim Jong-un e humbi në mënyrë të pashpjegueshme
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



