E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
NËSE NATO DO TË ISHTE NJË SHTËPI E MADHE, CILAT PJESË TË SAJ DO TË ISHIN SHQIPËRIA DHE KOSOVA?
Publik News

NËSE NATO DO TË ISHTE NJË SHTËPI E MADHE, CILAT PJESË TË SAJ DO TË ISHIN SHQIPËRIA DHE KOSOVA?

Ca fakte për reflektim:

1. Në Afganistan luftoi SHBA, jo NATO. Pushtimi u justifikua me kërkimin e Bin Ladenit, si koka e sulmeve të 11 shtatorit 2001. Afganistani u pushtua po atë vit. Bin Laden “u vra” 10 vjet më vonë në Pakistan. Afganistani mbeti edhe 10 vjet të tjerë i pushtuar.

2. SHBA nisi tërheqjen e trupave, pa kryer evakuimin e civilëve të rrezikuar. Sot raportohet se talibanët kontrollojnë 90% të territorit të Afganistanit dhe kanë hyrë edhe në Kabul.

3. Numri i refugjatëve afganë vlerësohet të jetë diku mes 50-80 mijë.

4. SHBA thotë se nuk ka kohë të mjaftueshme për të përpunuar vizat për këta refugjatë, përndryshe do t’u jepte azilin në SHBA, prandaj po kërkon ndihmën e vendeve mike, për strehim “të përkohshëm”. Mesa duket Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka më shumë kapacitete për përpunimin e aplikimeve për vizë se sa Departamenti Amerikan i Shtetit.

5. Luli thotë se strehimi i afganëve është detyrim, që rrjedh nga anëtarësia në NATO. Asnjë vend tjetër anëtar i NATO-s nuk është ofruar të strehojë “përkohësisht” afganët.

6. Kirgizstani, Taxhikistani dhe Uzbekistani, që nuk janë anëtare të NATO-s kanë refuzuar gjithashtu.

7. As Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara apo Kuvajti, anëtare të Konferencës Islamike dhe aleate të SHBA, nuk janë ofruar t’i strehojnë afganët.

8. Muxhahidinët nga Irani erdhën për t’u strehuar “përkohësisht” në Shqipëri. Qysh atëherë kanë kaluar 8 vjet, por ende nuk ka asnjë datë të përafërt për largimin e tyre.

9. Sali Berisha përbën kërcënim për sigurinë e SHBA. Për Shqipërinë nuk përbëjnë rrezik për sigurinë mijëra refugjatë, totalisht të panjohur për institucionet e saj.

10. Mediat po raportojnë se SHBA ka zhvilluar bisedime sekrete me Shqipërinë dhe Kosovën, duke filluar nga mesi i muajit korrik.

11. Muajin e kaluar Alex Soros vizitoi Shqipërinë dhe Kosovën. Vetë Alex Soros publikoi në faqen e tij në Twitter fotot e takimeve. Institucionet dhe mediat në Shqipëri e Kosovë nuk raportuan asgjë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.