E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëse nuk paguani gjobat brenda 30 ditëve, u bllokohet automjeti
Lajme

Nëse nuk paguani gjobat brenda 30 ditëve, u bllokohet automjeti

Shoferët që nuk paguajnë gjobat brenda 30 ditëve, do u bllokohet mjeti deri në momentin që do ta shlyejnë atë.

Shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili shpjegon se kjo nismë është në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.

“Secili person që kapet dhe ndëshkohet me një masë administrative, ai duhet ta likuidojë brenda afateve të caktuara. Dhe kush nuk e likuidon brenda 30 ditëve, nëse ai kapet në qarkullim behët ndalimi administrativ i mjetit dhe çdo person që ka një ose më shumë gjoba, në rast se nuk i likuidon nuk i ofrohet shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”, tha shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili për “ABC”.

Që prej fillimit të vitit në të gjithë vendin janë shënuar 414 aksidente rrugore që kanë shkaktuar 44 viktima, 49 persona të plagosur rëndë dhe 462 të plagosur lehtë. Shkaqet kryesore të këtyre ngjarjeve kanë qenë manovrat e gabuara të shoferëve në rrugë, shpejtësia dhe përdorimi i alkoolit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.