E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nestin apo Neslindën e ke brenda oborrit
Lajme

Nestin apo Neslindën e ke brenda oborrit

Klodian Tomorri

Erion Veliaj turfullon kot, kur thotë nga këto opozita e baltës, opozita e llumit dhe këtu do jeni do ta shikoni. Ai e di shumë mirë që në këtë rast opozita s’hyn hiç.

Spiuni është brenda gardhit. Dhe partia e Erionit është parti me tradita dhe eksperiencë të jashtëzakonshme në punët e spiunllëqeve.

Kjo është partia e vetme në botë që vuri gjysmën e popullit të spiunonte gjysmën tjetër. Vëllain të spiunojë vëllanë, djalin babanë e kështu me radhë.

Dhe nuk ka hequr dorë nga ai ves, thjesht emrin u ka ndryshuar. Tani i quan patronazhist.

Nestin e ke brenda oborrit re babam. Edhe emrin ja kanë gjetur fiks emër rilindasi. Nesti.

Kështu që kot kërkon nëpër regjistrat e gjendjes civile ky. Hap listën e patronazhistëve se aty e ke.

Nesti mund ta këtë emrin e vërtetë edhe Neslinda edhe shkurt fare Linda. Por një gjë duket e sigurtë. Është aty brenda gardhit.

Spiunin shokë, e gjeti Milua.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.