E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Netanyahu shtyn armëpushimin në Gaza!
Lajme

Netanyahu shtyn armëpushimin në Gaza!

Izraeli ka shtyrë hyrjen në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin. Sot do të  duhej që të zbatohej pakti, por zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se armëpushimi në Gaza nuk do të hyjë në fuqi nëse Hamasi nuk arrin të nxjerrë listën e pengjeve që do të lirohen.

“Kryeministri udhëzoi IDF-në se armëpushimi, i cili supozohet të hyjë në fuqi në orën 08:30 (6:30 të mëngjesit me orën shqiptare), nuk do të fillojë derisa Izraeli të ketë listën e të rrëmbyerve të liruar që Hamasi është zotuar të sigurojë”, tha zyra e tij.

Edhe një ditë më parë, kryeministri izraelit bëri një paralajmërim të ngjashëm, duke paralajmëruar se marrëveshja mund të bllokohej. Vetë Hamsi ka deklaruar se arsyeja e vonesë së listës me emra është për shkak të arsyeve teknike në terren.

Detajet e plota të marrëveshjes

Kjo do të përfshijë një tërheqje graduale të forcave izraelite nga Gaza qendrore dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur në Gazën veriore.

Marrëveshja parashikon se 600 kamionë me ndihma humanitare do të lejohen në Gaza çdo ditë të armëpushimit, 300 prej të cilave do të ndahen në veri.

Hamasi do të lirojë pengjet gjatë gjashtë javëve me një normë prej tre pengjesh çdo javë, si dhe pjesën e mbetur deri në fund të fazës së parë. Më pas do dërgohen dhe eshtrat e atyre që kanë vdekur.

Izraeli do të lirojë të gjitha gratë, fëmijët dhe 18-vjeçarët palestinezë të ndaluar që nga 7 tetori deri në fund të fazës së parë.

Izraeli do të lirojë 30 të burgosur palestinezë për çdo peng civil dhe 50 të burgosur palestinezë për çdo ushtare izraelite të liruar nga Hamas.

Numri i përgjithshëm i palestinezëve të liruar do të varet nga pengjet e liruara dhe mund të jetë midis 990 dhe 1650.

Negociatat për fazën e dytë të marrëveshjes do të fillojnë në ditën e 16-të të fazës së parë.

Këto pritet të përfshijnë lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura, përfshirë ushtarët meshkuj izraelitë , si dhe një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e plotë të trupave izraelite .

Faza e tretë pritet të përfshijë kthimin e të gjitha trupave nga Gaza dhe fillimin e rindërtimit në Gaza të mbikëqyrur nga Egjipti, Katari dhe OKB-ja.

Zbatimi i marrëveshjes do të garantohet nga Katari, Egjipti dhe SHBA.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.