E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
NEWBORN, kundër një “Republike të prishur”
Lajme

NEWBORN, kundër një “Republike të prishur”

Monumenti i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, që gjendet në Prishtinë, pothuajse çdo vit dërgon një porosi nga Kosova për botën.

Mesazhi i këtij viti është: Jo një Republikë e re e prishur.

Në faqen zyrtare të këtij monumenti thuhet se mesazhi i këtij viti është ndoshta më provokativ sesa në të kaluarën, “mirëpo si gjithmonë është aktual me situatën në të cilën janë njerëzit dhe shteti”.

Aktualisht, Kosova është nën trysni gjithnjë e më të madhe për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Shumë në Kosovë, përfshirë Qeverinë e vendit, janë shprehur kundër këtij Asociacioni duke e konsideruar atë si strukturë që do të çonte në bosnjëzimin e Kosovës.

Me këtë, ata i referohen Republikës Sërpska në Bosnje-Hercegovinë, e cila ka fuqinë për t’i ndikuar vendimet e nivelit qendror.

Krijuesi i monumentit, Fisnik Ismaili, e ka shpërndarë fotografinë duke përmendur emrat e Kosovës dhe Ukrainës.

Ukraina është duke u përballur me pushtimin rus prej 24 shkurtit të vitit 2022.

Por, cilat ishin mesazhet e këtij monumentit ndër vite?/REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.