E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Neymar largohet nga PSG-ja, zbulohen detajet e marrëveshjes
Sport

Neymar largohet nga PSG-ja, zbulohen detajet e marrëveshjes

Nuk ka kthim në Barcelonë për Neymar-in. Sulmuesi brazilian, i cili ka përfunduar jashtë projektit të PSG-së, do të vijojë karrierën në Arabinë Saudite.

Al Hilal ka gati 80 mln euro për PSG-në dhe një ofertë 2-vjeçare për 31-vjeçarin e kombëtares së Brazilit.

Nga e cila do të përfitojë 160 mln euro në total. Neymar i ka thënë “po” propozimit nga bota arabe.

Shtypi francez shkruan se lojtari do të kryejë gjatë ditës së sotme (e hënë) testet mjekësore. Për të firmosur më pas me Al Hilal.

Aty ku gjen emra si Koulibaly, Ruben Neves apo bashkëpatriotin Malcolm. Oferta e drejtuesve të Al Hilal kënaq edhe PSG-në.

Neymar vijon të jetë futbollisti më i shtrenjtë në histori që prej vitit 2017. Kur kaloi nga Barcelona në kryeqytetin francez për 222 mln euro.

Gjatë gjashtë viteve me PSG-në, sulmuesi latin ka regjistruar 173 ndeshje, 118 gola dhe 77 asistime. Teksa ka fituar 13 trofe në Paris.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.