Neymar zbulon premtimin e madh që i ka dhënë Buffonit
Neymar i ka premtuar Buffonit që do bëjë gjithçka për të fituar Champions Leaguen.
Në një intervistë që ai dha në kanalin “You Tube”, braziliani ka shprehur padurimin për t’u rikthyer sërish në fushën e lojës.
“Jam krenar që ndaj dhomën e zhveshjes me Buffonin. I kam premtuar atij që do të bëjmë çdo gjë të jetë e mundur për të fituar Champions Leaguen. Kur u dëmtova më dërgoi mesazh duke më thënë se kam shumë nevojë për ty. Unë jam tifoz i madh i Buffonit është një njeri i jashtëzakonshëm”, kanë qenë fjalët e brazilianit.
Njerëzit mendojnë se është e lehtë për të luajtur në Francë, por ka lojtarë të mëdhenj në aspektin fizik dhe nuk është e lehtë të gjesh hapësira”, përfundoi ai.”
Kujtojmë që Neymar frikësoi të gjithë me dëmtimin e tij,pavarësisht kësaj mungese PSG-ja arriti që të fitonte me rezultatin 2-0 në transfertën e vështirë ndaj Manchester United.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



