Nga data 1 korrik hiqet tarifa ‘Roaming’ për Ballkanin Perëndimor
Nga data 1 korrik do të hiqet tarifa ‘Roaming’ për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky lajm është bërë i ditur nga ambasadori Luigi Soreca me anë të një postimi në Twitter. Soreca ka shkruar se që nga data 1 korrik e këtij viti tarifat ‘Roaming’ do të zerohen për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Ndërsa shton se ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian dhe mundësuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, ku janë Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Mali i ZI, Kosova dhe Serbia.
Nga 1 korrik 2021 Tarifat Zero Roaming në Ballkanin Perëndimor, Shqiperia e përfshirë! Duhet të keni vetëm një gjë në mendje: të keni bateri plot në telefonin tuaj.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



