E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
NGA SHEFI MADHOR I SIGURIMIT QË MERREJ ME MARTIN CAMAJN
Publik News

NGA SHEFI MADHOR I SIGURIMIT QË MERREJ ME MARTIN CAMAJN

Është një dinasti familjare e lidhur që në zanafillën e saj më Sigurimin e Diktaturës terroriste, që ka trashëguar nepotikisht ekskluzivitetin kundër lirisë dhe njerëzve që kërkojnë të jenë të lirë. Për të kuptuar enigmën e zezë, se pse dështon çdo përpjekje për reformë në Drejtësi, duhet ta hedhim vështrimin shumë prapa, në retrospektivë, që të bindemi: nga cilat duar na shërbehet Drejtësia?

Ky është njëri nga modelet e shumta tipike, se nga ç’prejardhje zgjidhen “ekspertët”, që na servirin ligjet dhe se si i bllokojnë ata ligjet e drejta. Të vjen keq, që shumë të djathtë, naivë e të zhgënjyer marrin në thua dhe përfundojnë me formulën mendjelehtë: “Na tradhëtuan tanët”!
Kësaj here ju ftoj të ndiqni një model, se si është trashëguar monopoli politiko-ideologjik i bërjes dhe varrosjes së Drejtësisë, pikërisht nga një dinasti nepotike e lidhur me regjimin gjakatar të Enver Hoxhës, të mësuar të urrejnë genetikisht, që heret kundërshtarët e komunizmit.
E fillojmë gjenezën me Ymer Berberin, me detyrën zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit.

Ai është njëri nga drejtuesit e armës famëkeqe që merrej me Martin Camajn. Ymeri është vjehrri i Fatmir Xhafës që është arkitekti kryesor i “reformës në drejtësi”, si dhe babai i ish gjyqtarit kushtetues Sokol Berberi. Për kujtesë, Sokoli ishte relator i Gjykatës Kushtetuese në vendimi nr. 9, datë 23.3.2010 që rrëzoi “ligjin nr.10034, datë 22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”. Rrëzimi u kërkua nga Partia Socialiste, Shoqata Kombëtare e Prokurorëve (përfaqësuar nga djali i një xhelati komunist) dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit (përfaqësuar nga Vasilika Hysi).
Mirë e thotë në një intervistë shkrimtari dhe ish i burgosuri politik, Visar Zhiti: “Këta vunë të bëjnë Demokracinë po ata njerëz që bënë Diktaturën”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.