E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngjarja Tragjike në Pogradec: Kur Policia zgjohet vetëm nga zhurma e Medias!
Lajme

Ngjarja Tragjike në Pogradec: Kur Policia zgjohet vetëm nga zhurma e Medias!

Pogradecarët do protestojnë për vrasjen e 42-vjeçarit, kërkojnë hetim të policisë

Vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga nga 29-vjeçari Denis Meçe ka tronditur thellë qytetarët e Pogradecit. Fillimisht, policia e raportoi ngjarjen si një aksident tragjik, duke thënë se babai i dy fëmijëve humbi jetën pasi rrëzua në gjendje të dehur. Por, u desh raportimi i medias që policisë t’i hapen sytë nga rryshfetet dhe presionet e pushtetarëve, për të raportuar të vërtetën e asaj që ndodhi.

Kjo “vonesë” e zbardhjes së ngjarjes ka ngritur një valë zemërimi mes qytetarëve të Pogradecit, të cilët tani kërkojnë hetime të menjëhershme dhe masa të rrepta për të gjithë strukturën e Komisariatit të qytetit. Sipas tyre, nga drejtori Elton Halili e deri te inspektorët e zonave dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore, të gjithë duhet të hetohen. Ngjarjet e vogla shpesh raportohet si të mëdha, ndërsa tragjedi si kjo e djeshme minimizohen dhe trajtohen si normale, gjë që vetëm sa thellon humbjen e besimit te forcat e rendit.

Besimi i qytetarëve te kjo polici është zbehur ndjeshëm, dhe ata kërkojnë ndërhyrjen e instancave më të larta për të garantuar që policia të kryejë detyrën e saj siç duhet. Për të ngritur zërin e tyre dhe për të kërkuar drejtësi, qytetarët e Pogradecit kanë planifikuar një protestë më 21 gusht, me shpresën që ky akt do t’i bëjë autoritetet të marrin masa konkrete dhe të rikthejnë besimin e humbur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.