E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nikolla takim me Konjufcën në Kosovë: Të ndërveprojmë që krimet serbe të bëhen të ditura botërisht!
Publik News

Nikolla takim me Konjufcën në Kosovë: Të ndërveprojmë që krimet serbe të bëhen të ditura botërisht!

Lindita Nikolla zhvilloi sot vizitën e parë si kryetare e Kuvendit në Kosovë, ku mbajti një konferencë të përbashkët për media me homologun Glauk Konjufca.

1

Nikolla iu drejtua Konjufcës me fjalën “vëlla” ndërsa tha se duhet të inkurajojmë mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, dhe të ndërveprojmë që krimet serbe të bëhen të njohura botërisht.

“Duhet të ndërveprojmë e punojmë më shumë në të gjitha forumet ndërkombëtare që krimet serbe të bëhen të ditura botërisht e opinioni botëror të bindet që Serbia ka kryer gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte e ka fshehur kriminelë për dekada”, është shprehur Nikolla. “BE-ja është destinacioni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë dhe vendet tona nuk kanë asnjë plan B, por vetëm integrimi në BE”, shton ajo.

Nikolla gjithashtu ka falënderuar Konjucën për ndihmën që Kosova i dha Shqipërisë në dy tragjeditë që kaloi, atë të tërmetit situatës me zjarrin. “Ne inkurajojmë mbledhjet e përbashkëta të qeverive, do institucionalizojmë mbledhjet e përbashkëta të komisioneve parlamentare dhe delegacioneve parlamentare”, tha kryeparlamentarja.

Ndërkaq, Glauk Konjufca tha se po sigurohemi nga kryetarja e Kuvendit Nikolla, kryeministri Rama dhe personalitete të rëndësishme se do qëndrojnë krah Kosovës në mbrojtjen e interesave tona.

“Ne nuk mund të gjejmë fjalë për të shprehur falënderimin tonë për Shqipërinë gjatë dekadave. Pra, në çdo fazë që ka kaluar Kosova, për arritjen e lirisë e çlirimit prej okupacionit serb, e pastaj përpjekjet tona të vazhdueshme e të vështira për themelimin e institucioneve të Kosovës e çdo moment kritik që kemi kaluar si popull e shtet i  Kosovës, duke nisur prej shpalljes së pavarësisë, fitores sonë të jashtëzakonshme në GJND që konfirmoi pavarësinë e Kosovës e përpjekjeve jo të lehta për njohje, në prapavijë e kemi pasur kontributin e palodhshëm e të çmuar të Shqipërisë e cila ka qenë krah Kosovës në arritjet tona të përbashkëta që i kemi pasur historikisht”, tha Konjufca.

“Kosova ka shumë sfida përpara, por vazhdimisht po sigurohemi nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, edhe nga kryeministri Rama edhe nga personalitetet më të rëndësishme politike të Shqipërisë se do të qëndrojnë krah Kosovës në mbrojtjen e interesave tona, kjo na mbush me më shumë kurajo se e ardhmja e popullit tonë do të jetë më e ndritur se sot sepse ne gjithmonë do të lidhemi më shumë me njëri-tjetrin në vitet e ardhshme sepse ky është thelbi i interesit tonë kombëtar”, është shprehur ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.