E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nismat e PS dhe PD-së, vettingu në politikë, Yuri Kim vihet në lëvizje: Apeli për PD-në
Publik News

Nismat e PS dhe PD-së, vettingu në politikë, Yuri Kim vihet në lëvizje: Apeli për PD-në

Ndryshimet kushtetuese të vettingut në sistemin e drejtësisë, të paraqitur nga PS-ja, si dhe nisma e PD-së për vettingun e poltikanëve kanë vënë në lëvizje ndërkombëtarët.

Pas depozitimit të nismës së PD-së në Parlament që parashikon tre reforma, vetting në politikë, reformë zgjedhore dhe ndarje e re territoriale, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e OSBE-së, Vinceno Del Monaco.

“U takova me  Ambasadorin Del Monako sot për të diskutuar një sërë çështjesh. Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e IMO -së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut. Gjithashtu pajtohen që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR  mbi zgjedhjet”, shkruan Yuri Kim në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.