E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Niveli intelektual i kandidatëve për deputet të PS në Tepelenë, i  një nxënësi të dobët në klasat fillore
Sot

Niveli intelektual i kandidatëve për deputet të PS në Tepelenë, i një nxënësi të dobët në klasat fillore

Në një kronikë të realizuar nga TV publik Gjirokastra, sot kandidatët për deputetë të PS në Tepelenë, kanë pasur rastin të shfaqin edhe bagazhin intelektual.

Kandidatja Matilda Cela e gjashta në listë me profesion mësuese dhe momentalisht drejtoreshë e Shkollës së Mesme në Tepelenë, i është dashur që për dy fjali, të hedhë vështrimin poshtë për të lexuar atë cfarë kishte shkruar ajo, apo mos ja kishin shkruar të tjerët. Në ligjëratë të drejtë u shpreh:

“Kam nderin dhe privilegjin të prezantoj Flamurin. Ka punuar si okulist në Spitalin Rajonal, duke i shërbyer komunitetit dhe duke qenë kaq afër me komunitetin, unë besoj dhe mendoj se ai do të jetë aq afër edhe kur të ketë mandatin e deputetit”.

Ndërsa kandidati tjetër nga Tepelena Laert Duraj biznesmen, ka vlerësuar me fjalët e veta Kumbaron duke nxjerrë në pah vlerat e Kumbaros me tre fjali gjithësej:

“Ajo është një bijë e Libohovës një nga qytetet më të spikatura të jugut.  Megjihëse është nënë e dy fëmijëve ka ditur me shumë përkushtim t’i përkushtohet botës akademike. Fakti që në 2012 ka marrë titullin e profesores së asociuar e tregon më së miri këtë fakt”.

Këta janë kandidatët që PS në Qarkun e Gjirokastrës, ku Rilindja ka zgjedhur për t’ua servirur zgjedhësve të Tepelenës.

Njëra arsimtare me një artikulim logjik të calë dhe pa sens dhe tjetri biznesmen, që tek Kumbaro, shikon të vetmen vlerë, marrjen e titullit Profesore në gjuhësi, ndonëse ka edhe dy fëmijë.

http://jugunews.net/2017/05/06/video-estrade-e-papare-kandidatet-per-deputete-te-ps-ne-tepelene/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.