Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, aksidentou për vdekje çiklisten
Policia njofton se I arrestuari është shtetasi Z.B., ndërsa çiklistja ende nuk ëstë identidfikuar.
Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Njoftimi I policisë:
Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Z. B. (M).,32 vjeç, banues në Kamëz.
Arrestimi i tij u bë pasi më datën 01.01.2020, rreth orës 22:10, në Bulevardin Blu në Kamëz, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një çikliste rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila prej dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



