E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një arrsestim, disa pyetje dhe po kaq spekullime
Lajme

Një arrsestim, disa pyetje dhe po kaq spekullime

Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me arrestimin e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonical.

Sipas Tomorrit historia e tij ngre shumë pikëpyetje dhe lë vend për spekulime.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tomorri ngre pikëpyetjen se nga dolën 225 mijë dollarë që shqiptari i kishte paguar McConigalit, ndërsa hedh dyshime nëse këto para janë marrë nga korrupsioni qeveritar.

Ndër të tjera ai shkruan se përveç kësaj ka dhe një lobim tjetër.

Sipas gazetarit nga mediat amerikane që kanë parë dokumentat e gjyqit, rezulton se personi shqiptar është bërë pentito dhe ka shërbyer si informator i FBI-së për një çështje tjetër lobimi, po të McConigal. Nuk del e qartë nëse lobimi i dytë është bërë për llogari te zyrtareve shqiptare apo oligarkëve rusë.

Tomorri i bën thirrje SPAK të nisë komunikimin me autoritetet e SHBA-së dhe duhet të hapë paralelisht hetim në Shqipëri për korrupsion dhe pastrim parash.

Klodian Tomorri

Eshte shume interesante kjo historia e arrestimit te McConigalit. Pervecse ekspozon publikisht modus operandin e qeverise shqiptare qe korrupton cdo zyrtar te rendesishem qe vjen nga perendimi per interesat e saj politike, kjo histori ngre shume pikepyetje dhe le vend per spekullime.

Se pari, nga dolen ato 225 mije dollaret qe i pagoi personi shqiptar McConigalit? Jane para korrupsioni qeveritar? Qe do te thote se SPAK duhet te nise komunikimin me autoritetet e SHBA-se dhe duhet te hape paralelisht hetim ne Shqiperi per korrupsion dhe pastrim parash. (Zbatim ligji).

Se dyti, aty thuhet se vec pageses 225 mije dollare ka dhe nje lobim tjeter. Nga mediat amerikane qe kane pare dokumentat e gjyqit, rezulton se personi shqiptar eshte bere pentito dhe ka sherbyer si informator i FBI-se per nje ceshtje tjeter lobimi, po te McConigal. Nuk del e qarte nese lobimi i dyte eshte bere per llogari te zyrtareve shqiptare apo oligarkeve ruse. Ketu prape hyn ne veprim SPAK. (Zbatim ligji).

Se treti, a ka ndonje mundesi qe keto para te jene perdorur si lobim edhe ne shpalljen non grata te Berishes? (Terren spekullativ).

Se katerti, mos ka transportuar dhe ndonje valixhe nga ato leket e lobimit te Partise Demokratike ne kohen e Bashes ky McConigali? (Terren spekullativ)

Se pesti, Kryeministri e mbrojti publikisht kete McConigalin duke thene se e ka mik. Mos ndoshta mbrotja publike e kryeministrit ishte mesazh per McConigalin qe mos i trego shoket. (Terren spekullativ).

Se gjashti, tashme eshte e sigurte qe Shqiperia eshte ndyrur ne kete histori. Nga Shqiperia jane bere pagesa, ne afere ka aktore shqiptare etj etj. Pyetja tani eshte, a eshte perfshire drejteperdrejte dhe vet kryeministri apo ministra te qeverise ketu? (Perfundim logjik)

Pra shume, shume pikepyetje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.