E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një e dielë sportive stresante për kryeqytetasit
Lajme

Një e dielë sportive stresante për kryeqytetasit

https://www.instagram.com/reel/DBWEVv8tqGr/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Nuk është bllokuar, por është paralizuar një qytet i tërë për shkak të maratonës, e cila në fakt bën pjesë tek aktivitetet e pakta sportive të Tiranës. Por, më shumë sesa sport apo argëtim, sjell stres dhe pamundësi për mijëra familje që të kenë rutinën e zakonshme të së dielës. Kjo sepse i gjithë qyteti është paralizuar nga bllokimet e rrugëve nga cepi në cep. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për makinat, por edhe për këmbësorët.

Një tjetër problem është ai i bllokimit të parkut të liqenit, i vetmi park në Tiranë, ku të dielave me mot të këndshëm, si sot, mijëra qytetarë kalojnë orët e paradites. Të gjithë duken të zemëruar me maratonën, ndonëse problemi nuk është maratona, por qyteti i paaksesueshëm. Sepse në një Tiranë ku, në ditë të zakonshme, trafiku bllokon jetën normale, një maratonë si kjo paralizon çdo aktivitet. Nëse për bashkinë ky aktivitet sportiv është kaq i rëndësishëm, i takon asaj të gjejë segmente të tjera, ato pranë kodrave të qytetit apo në periferi, dhe të lërë qytetin të marrë frymë.

Përndryshe nuk është bashki që kujdeset për qytetarët por për imazhin e një maratone ku pjesmarrja në fakt  është kryesisht e huaj.

Thënë ndryshe, nervozizmi i atyre që kanë halle e duan të lëvizin, të shkojnë në spitale apo kudo tjetër, i ca të tjerëve që të dielën e kanë ditë pune, dhe madje edhe i atyre që duan të kalojnë një ditë pushimi pa stres, nuk e justifikon një maratonë që në fund ndan ca çmime pa kurrfarë vlere. Vrapuesit në maratonën e sotme meritojnë padyshim respektin por ata nuk janë kaq të rëndësishëm sa të paralizojnë jetën e një qyteti që vrapin në natyrë e ka luks për shkak të ndërtimeve që kanë zhdukur çdo hapësirë të gjelbër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.