E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një ftesë për shqiptarët opozitarë dhe të inatosur
OP-ED

Një ftesë për shqiptarët opozitarë dhe të inatosur

Shqiptarët që mbështesin opozitën, ashtu si krerët e forcave politike opozitare, janë të prerë në qëndrimin e tyre: Edi Rama duhet të ikë që sot nga drejtimi i qeverisë.
Por si do të ikë?
– Me protesta, me dhunë, me zjarr, me gurë?
“Po” – të thonë të gjithë, madje edhe ta vrasim e tërheqim zvarrë nëpër rrugë. Por këtë e provuam, dhe tashmë kjo alternativë është lënë pas, edhe me urdhër nga “lart”.
– Me akuza, me denoncime skandalesh, me konferenca për shtyp?
Këto janë mjete shumë demokratike, por institucioni i dorëheqjes nuk është krijuar ende në Shqipëri.
Nëse ti mendon se krahas denoncimit të skandaleve duhet të punohet për të reformuar edhe sistemin zgjedhor e politik, ushtria e opozitarëve të mërzitur të turren: Çfarë thua more, Rama ore Rama, ai duhet tërhequr zvarrë tani. Si mund të mendosh ti të reformojmë sistemin, kur Rama është gjallë akoma?
Dakord o njerëz opozitarë, me apo pa parti, edhe ju që keni bërë trastat gati për të ikur nga ky vend, por unë nuk mendoj se i duhet vënë flaka vendit sa herë na duhet të largojmë një kryeministër, të korruptuar apo të inkriminuar. Gjithashtu nuk mendoj edhe se, ikja e Ramës do të jetë shpëtim përfundimtar për vendin.

Sepse ne kemi thënë:

Në 1997: Të ikë Berisha e të vijë kush të dojë, ky është e keqja. Dhe ia vumë flakën vendit.
Në 2005: Të ikë Nano e të vijë kush të dojë, se më keq se ky nuk ka. Dhe sollëm me votë të lirë sërish Sali Berishën.
Në 2013: Të ikë Berisha e të vijë kush të dojë, se me keq se ky nuk ka. Dhe sollëm Ramën.
Në 2019: Ta tërheqim zvarrë Ramën, e të vijë kush të dojë, se ky është e keqja e këtij vendi…
Pas 4 ose 8 vjetësh, do të ndezim sërish zjarre për të larguar atë që do të na vijë pas Ramës?
Unë mendoj se nuk është nevoja ti vëmë flakën kryeministrisë apo ta bëjmë kryeministrin qofte. Jo o njerëz të mërzitur!
Ne duhet të protestojmë edhe për të kërkuar ndryshimin e sistemit, që të mos lejojmë më, që ai që do të vijë pas këtij, të bëhet edhe më i keq se ky.
Dhe sistemi ndryshohet duke i dhënë, së pari, pushtet votës tonë. Që deputetin dhe kryetarin e bashkisë ta zgjedhim ne dhe jo kryetari i partisë, si pjesë të PPP-ve.
Përse nuk e ndryshojnë sistemin këta, e keni vrarë mendjen? Sepse u intereson që partitë ti kenë nën kontroll si biznese private.
Ndaj hajdeni ta ngrejmë zërin edhe për vjedhjen e taksave tona, edhe për reformimin e sistemit zgjedhor dhe politik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.