Një grua nga Afrika e Jugut lind 10 binjakë, thyen rekordin botëror të Guinness
37- vjeçarja nga provinca Guateng, ka shënuar një rekord të ri botëror, duke kaluar rëkordin e mëparshëm që mbahej nga Malian Halima Cissé, e cila lindi nëntë fëmijë muajin e kaluar në Marok.
“Ishte e vështirë në fillim, pasi isha e sëmurë. Unë i lutem Zotit që të më ndihmojë që fëmijët e mij të dalin të shëndetëshëm dhe pa probleme”, tregoi ajo.
Gjatë ekzaminimeve të mëparshme mjekët kishin shquar tetë fëmijë.
Në një intervistë për Pretoria News, bashkëshorti i saj tha se ishte shumë i lumtur për fëmijët e tij, pavarësisht nga fakti se në fillim për të ishte një tronditje, duke shtuar më pas se ndjehej sikur ishte përzgjedhur nga Zoti për këtë mrekulli.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



