Një i arrestuar dhe 6 persona hetim në gjendje të lirë, dy në kërkim
Nje person eshte arrestuar nga policia e Tiranës pas dhunes qe shpertheu para nisjes se ndeshjes se mbremshme Tirana-Partizani, ndersa gjashte te tjere jane ne hetim ne gjendje te lire dhe dy persona jane shpallur ne kerkim.
Sic behet me dije, Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit:
– E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është konfliktuar me tifozët e Partizanit. Nga verifikimet e bëra ky shtetas rezultoi me masë sigurie “Arrest shtëpie”, të cilën e kishte thyer duke dalë nga banesa.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive”, shtetasit:
– M. M., 22 vjeç, banues në Tiranë;
– A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;
– Th. B., 25 vjeç, banues në Tiranë;
– B. L., 46 vjeç, banues në Tiranë;
– G. Q., 28 vjeç, banues në Tiranë;
– E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;

Këta shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani kanë hedhur në fushë lëndë piroteknike.
Janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas për veprat penale për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive” “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes janë konfliktuar me tifozët e Partizanit. Gjithashtu dyshohet se këta dy shtetas, gjatë natës, përballë tribunës ku ishin ulur, kishin hapur tre gropa, të cilat i kishin mbushur me një sasi lënde piroteknike me menkanizëm me ndezje elektrike.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.










Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



