E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një koment i shpejtë mbi zgjedhjet e Ramës dhe rolin e disa ministrave
Uncategorized

Një koment i shpejtë mbi zgjedhjet e Ramës dhe rolin e disa ministrave

Shpetim Nazarko

Më e rëndësishmja në pjesën e parë të fjalimit të Ramës, është theksimi i idesë se ky mandat ose do të jetë i fundit për një kohë të gjatë i PS-së, ose i pari në serinë e atyre që kërkojnë modernizimin real të Shqipërisë .

Përkundrejt të zakonshmes, materializimin e idesë së qeverisjes së mirë dhe bazës për fitoren e të nesërmes, Rama e shikon në arritjen e 5 përqindëshit në rritje të ekonomisë. Nëse nuk e arrijmë, thotë Rama, dështimi do të jetë i qartë.

Gjiknuri është guri më i rëndësishëm në qeverinë e tij, pasi energjia është motori real i zhvillimit të vëndit tani e përgjithmonë. Ai ka provuar veten se në sektorin më të kolapsuar dhe arriti ta nxjerrë nga ky kolaps. Do të jetë shumë e rëndësishme programi i kësaj ministrie në zhvillimin e formave të tjera energjish, por dhe aftësia e mëtejshme menaxhuese e Gjiknurit. Kjo për shkak të kaosit të urban që trashëgon Shqipëria e njëzetë e pesë viteve të fundit ku humbjet për këtë shkak edhe për një kohë të gjatë do të bëjnë kërdinë.

Gjiknuri do të ketë në dorë edhe infrastrukturën. Unë e perceptoj këtë rol, të lidhur me transportin, i cili krahas bujqësisë duhet të jetë një nga dy sektorët prioritarë të Shqipërisë. Në këtë pikë duhet të presim e të shohim rolin e Gjiknurit.

Ahmetaj arriti të stabilizojë parametrat e ekonomisë në shifra që theksojnë stabilitet për të huajt, prej të cilëve ende dhe për shumë kohë do të varet kjo ekonomi.

Rama e forcoi edhe me ekonominë rolin e Ahmetajt, çka për mendimin tim është një lëvizje jo e mirë. Në praktikën 25 vjeçare, hiq Nanon ata që kanë drejtuar vëndin, nuk kanë pasur profil ekonomisti. (Mund të flasësh edhe për Metën, por në momentin që mori këtë post, nuk kishte asnjë ditë pune në këtë profesion dhe në këtë pikë edhe ai nuk mund të shpëtonte nga varësia).

Kjo veçori e bën shumë të varur kryeministrin e një vëndi të varfër nga ministri i financave. I cili bën planin e të ardhurave, i mbledh ato etj. Kjo e ka bërë ministrin e finacave kryeministrin “de fakto” të vëndit. Ai praktikisht mund të shfrytëzojë dobësinë e e kryeministrit të cilit i plotëson “dëshirat” dhe pas kësaj mbretëron i qetë në mbretërinë e tij. Një strategji e tillë, e ka shkatërruar vëndin nja dy atre herë këto njëzetë e pesë vjet.

Kjo lloj fuqie, natyrisht nuk mund të mos jetë vënë re nga Rama që ashtu si thashë si dhe paraardhësit është larg profesionit të ekonomistit. Zgjedhja e bërë prej tij ashtu si edhe e paraardhësve, mund të rezultojë fatale nëse ai nuk mbahet nën vëmëndje të vecantë.

Për të shmangur këtë dobësi që mund të rezultojë siç e thashë edhe më sipër edhe fatale, Rama ka vendosur në krah, po larg tij, Qaton në rol të drejpërdrejtë si urë lidhëse me sipërmarrjen. Kjo lëvizje mban në mbikqyrje të drejpërdrejtë Ahmetajn. Një lëvizje që mund të quhet e saktë po të kemi parasysh rolin vendimtar të sipërmarrjes në Shqipëri.

E thënë me një fjali; Peleshi duhet të bjerë produktet e fshatit në qytet. Vetëm kjo lëvizje do të përmbysë atë raportin ende shumë të keq import-eksport në bujqësi. Për mua është një nga lëvizjet më të mira të Ramës. Bujqësia që megjithë kontributin e saj pavarësisht nënvlerësimit që i është bërë, është dhe duhet të jetë sipas meje themeli real i ekonomisë kombëtare.

Nikolla mbetet në sektorin e ministrisë së arsimit. Pavarësisht vlerësimit të mirë të Ramës, besoj se roli i saj do të quhet i rëndësishëm në varësi të kujdesit që do të tregojë ndaj reformave që në këtë sektor që janë ende në pelena. Për mua suksesi i saj krahas punëve të tjera, do të jetë i lidhur me ato që do të bëjë në arësimin profesional. Sado të rëndësishme të quhen sukseset e saj, arsimi profesional besoj do të jetë guri i themelit që do të tregojë sa  të drejtë ka pasur Rama në zgjedhjen e bërë.

Për ministrat e tjerë është herët të bëjmë komente. Për mua, ata që përmënda janë ministrat më të rëndësishëm të Ramës që do të përcaktojnë suksesin apo dështimin e qeverisë së tij./konica

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.