E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nje mënyrë e mirë për të shpenzuar paratë publike
OP-ED

Nje mënyrë e mirë për të shpenzuar paratë publike

Klodian Tomorri

Arsimi i detyrueshëm duhet të jetë universal dhe i financuar publikisht. Këtë e thotë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, institucioni fiskal më konservator në botë.

Ne vitin 2004 udhëheqësit e botës e vendosën arsimin e detyrueshëm universal, të dytin në listën e Objektivave të Mijëvjeçarit. Kjo nuk ishte e rastësishme. Kur një fëmijë nuk shkollohet ai nuk mund të fitojë njohuritë e domosdoshme për të qenë një antar produktiv i shoqerisë. Rrjedhimisht humbasin të gjithë, jo vetëm individi që nuk shkollohet, por edhe e tërë shoqëria.

Dhjetëra studime nga Banka Botërore dhe organizatat e tjera me të specializuara kanë treguar se kostoja e moshkollimit të një fëmije është disa herë më e lartë se sa ajo që nevojitet për shkollimin e tij.

Por sërish, shumë vende po dështojnë të sigurojnë arsim falas për të gjithë fëmijët. Shqipëria është një prej tyre. Formalisht arsimi i detyrueshëm në Shqipëri është falas. Por në të vërtetë, familjet detyrohen të paguajnë nga xhepi thuajse të gjithë koston e librave dhe materialeve të tjera mësimore. Kjo po shndërrohet në një problem të rëndë duke kufizuar aksesin e fëmijëve të varfër në dije.

Gjithmone e më shumë sistemi ynë arsimor po i zhvendos kostot nga buxheti i qeverisë tek ai i familjeve. Sipas Eurostat, aktualisht një familje në Bashkimin Europian paguan 0.6 per qind te buxhetit per shkollimin e femijeve në të gjitha nivelet, përfshirë arsimin universitar. Në Shqipëri pesha e buxhetit që familjet detyrohen të paguajnë për arsimin është 3.5 herë më e lartë, plot 2.1 për qind.

Por edhe ky është numër mesatar. Ne familjet e varfra, për shkak të buxhetit te vogël shifra shkon mbi 10 për qind duke i vendosur ato perpara një dileme gati tragjike, të shpenzojnë për ushqime që të mbajnë frymën gjallë, apo për arsimimin e femijëve. Zgjidhja e dilemes është mëse e qartë, në 100 per qind te rasteve, femijen nuk do shkojnë në shkollë.

Çdo fëmijë duhet të ketë të drejtën të shkollohet, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjes apo gatifshmërisë së prindërve të tij për të paguar.

Eshtë koha që qeveria shqiptare të marrë përsipër plotësisht financimin e librave shkollore për arsimin fillor dhe atë të mesëm. Kostoja është tërësisht e përballueshme. Eksperienca e vendeve të tjera tregon se zakonisht kostoja totale e librave luhatet nga 5-7% e buxhetit total te arsimit, që në Shqipëri përkthehet më pak se 25 milionë euro.

Buxheti publik financon me qindra programe të kota që shpërdorojnë qindra milionë euro. Nuk është aspak e veshtirë që në kazanin e madh të abuzimeve të gjenden 25 milionë euro, të cilat do i siguronin çdo fëmije në këtë vend një të drejtë jetike, shkollimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.