E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një nga raketat që goditën Kievin ra afër hotelit ku po qëndron Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së
Lajme

Një nga raketat që goditën Kievin ra afër hotelit ku po qëndron Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Një nga raketat që goditi Kievin mbrëmjen e së enjtes ra shumë afër hotelit ku po qëndron sekretari i përgjithshëm i OKB-së për vizitë, Antonio Guterres, raporton BBC të premten.

“Guterres dhe ekipi i tij janë të sigurt”, ka thënë zëdhënësi i tij Stéphane Dujarric për CBS News, partneri i BBC-së në SHBA.

Ai shtoi se delegacioni i OKB-së po takonte kryeministrin në zyrën e tij dhe nuk ishin në hotel në atë moment.

“Unë jam sot në Kiev. Dy raketa kanë shpërthyer në Kiev, u trondita kur u informova se dy raketa kishin shpërthyer në qytetin ku ndodhem”, ka thënë Guterres për BBC News gjatë vizitës së tij.

“Pra, kjo është një luftë dramatike, dhe ne absolutisht duhet t’i japim fund kësaj lufte dhe absolutisht duhet të kemi një zgjidhje për këtë luftë”, ka thënë shefi i OKB-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.