E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një përkujtim për Augusto Sandinon
Lajme

Një përkujtim për Augusto Sandinon

Gjergj Totozani

   89 vjetori i ndarjes nga jeta.

    Rrethanat historike kanë çuar që vendet e Amerikës Latine, të përjetojnë një mungesë të theksuar të rendit, të demokracisë, duke sjellë një hendek të madh ekonomik në mesin e shtresave të popullsisë. Në këtë mënyrë, varfëria ka ndikuar që në mesin e njerëzve të thjeshtë, të ngrihen edhe nga ata me ideale të mbrujura aq fortë, sa të kthehen në një simbol qëndrese një herë e përgjithmonë.

   Revolucionar si Lenini, Fidel Kastro, Çe Guevara, Ho Shi Mini dhe Mao, janë emra tepër të njohur, të cilët edhe pse u shfaqën në skenën e historisë si çlirues të më të dobtit, në shumë raste sollën shtypje dhe vuajtje për popujt që qeversinin. Pavarësisht kësaj, historia nuk duhet të harrojë kurrsesi emrin eAugusto Sezar Sandinos (1893–1934). Megjithëse veproi në një vend sa të largët, po aq edhe të panjohur si Nikaragua, nismat e tij sa ushtarake dhe politike, kishin qëllime të mirëfillftasovraniste dhe në mbrojtje të më të dobëtit.

    Pavarësisht se Sandino nuk është një emër i njohur për njëpjesë të madhe të botës, ai ishte një nga luftëtarët gueril më të rëndësishëm dhe më të suksesshëm të shek. XX, duke arritur deri aty, sa të dëbonte marinsat amerikanë nga Nikaragua. Imazhi i tij, me kapelën simbolike të kaubojit të anuar në njërën anë, vazhdon edhe sot të jetë simboli më i kudondodhur në Nikaragua, një vend i cili edhe sot, drejtohet nga partia politike eFrontit Sandinist, i emërtuar kështu në nder të tij.

    Ndryshe nga teoricienët e stërholluar, të cilët lanë gjurmët e tyre me ideologji të cilat mëtuan se do e çlironin fshatarin dhe punëtorin nga shtypja, Sandino nuk ishte as intelektual dhe asnjë marksist. Përkundrazi, ai ishte një mekanik nga një qytet i vogël dhe anëtar i Partisë Liberale të Nikaraguas. Sandino nuk kishte as trajnimin e një ushtaraku apo revolucionari. Historia e tij do të niste kur ai do të tërhiqej në luftën e armatosur, pasi marina amerikane zbarkoi në brigjet e Venezuelës. Ky zbarkimfilloi në vitin 1911 dhe kishte për qëllim rrëzimin e Presidentit të Partisë Liberale, Hoze Zelaja. Sikurse shpjegon vetë Departamenti Amerikan i Shtetit, kundërshtimi amerikan ndajPresidentit Zelaja, buronte nga politika e tij për të bashkëpunuarme qeverinë japoneze, me qëllim ndërtimin e një kanali nga Atlantiku në brigjet e Paqësorit të Nikaraguas. Ky kanal, cënonte interesat ekonomike të një superfuqie si SHBA-ja, sepsenë rast ndërtimi, do të rivalizonte Kanalin e Panamasë, i cili ishte nën zotërimin e amerikanëve. Gjithashtu ky veprim,kundërshtonte Doktrinën Monro të vitit 1823, e cila thotë se SHBA, e vetme dhe pa rival, ka të drejtën e zotërimit mbi Hemisferën Perëndimore dhe të drejtën për të ndërhyrë në çdo vend të kësaj hemisfere për të parandaluar ndikimin e vendeve të tjera.

    Jehona e Augusto Sezar Sandinos, u përhap në mbarë botën. Lufta e gjatë e liderit gueril të Nikaraguas kishte rrënjë në kërkesën e fshatarëve të zemëruar për një copë tokë. Ushtria e tij e vogël dhe e rreckosur luftoi për disa vjet kundër Gardës Kombëtare të Nikaraguas dhe dymbëdhjetë mijë ushtarëveamerikanë. Sipas dëshmive të dokumentuara, deri edhe teneqet e kutive të sardeleve të mbushura me gurë, shërbyen në atë kohë si granata. Në atë kohë, parrulla më e përhapur nga guerilët ishte:“Në Nikaragua zotërinj, miu vret edhe macen”.

    Sipas një bashkëluftëtari të Sandinos, i cili jetoi gjatë bombardimeve ajrore të qytetit Okotal, aviacioni i shkaktoishumë dëme popullsisë si sa i përket jetëve të humbura, ashtuedhe shkatërrimit të pronës. Ai gjithashtu shprehet se forcat sandiniste, pësuan tridhjetë e gjashtë të vdekur. Trupat e Sandinos i bën ballë avionëve ushtarak, duke rrëzuar një aeroplan të tipit Foker dhe më pas zgjodhën të tërhiqeshin.Megjithatë, Sandino dhe ushtria e tij e përbërë kryesisht ngafshatar, vazhduan kryengritjen dhe në 1933 i dëbuan me sukses kundërshtarët e tyre nga Nikaragua. Para largimit, marinsat gjetën kohë të forconin Gardën Kombëtare nën udhëheqjen e Anastasio Somozës. Në pamundësi për të mposhtur Sandinon në fushën e betejës, e vetmja mënyrë që i mbeti Somozës ishte mashtrimi. Kështu, me premtimin për një marrëveshje paqeje, Somoza arriti të fuste në kurth Sandinon dhe më 21 shkurt 1934, ky i fundit u vra në qytetin e Managuas. Eshtrat e Sandinos u zhdukën dhe nuk u gjetën kurrë. Ndërkohë Somoza, u shpallPresident i Nikaraguas, duke u kthyer shumë shpejt në shtypësine ndjekësve dhe mbështetësve të Sandinos.

    Somoza, djali i tij dhe më pas nipi i tij, sunduan Nikaraguan me një dorë të hekurt për 45 vitet e ardhshme. Megjithë rrethanat e reja politike në Nikaragua, shembulli i Sandinos jo vetëm që nuk u harrua, por frymëzoi krijimin e Frontit Nacional Çlirimtar Sandinist (FNÇS) në 1962. FSLN, përsëri një lëvizje kryesisht fshatare në një shoqëri kryesisht agrare, zhvilloi një luftë guerile kundër Somozës dhe Gardës së tij Kombëtare, duke kulmuar me fitoren e FSÇS-së dhe rrëzimin e Somozës së fundit në vitin 1979. Për fatin e keq të Nikaraguas, kjo luftë civile solli rreth 50 000 të vdekur, kryesisht nga bombardimet ajrore të bëra nga Somoza. Gjithashtu u plagosën rreth 100 000 njerëz dhe 150000 u larguan si refugjat. Para se Somoza i fundit të largohej nga vendi, ai mori me vete dhe thesarin e tij.

    Sandinistët gjithashtu, në fillim të vitit 1980, patën një luftë të egër me grupet paraushtarake të cilat njihen si Kontras(kundërrevolucionar). Këto grupe ushtarake, të cilat ishin me prirje të ekstremit të djathtë, në fund u thyen dhe nuk arritën të ngadhënjenin mbi forcat sandiniste.

    Në ditët e sotme Nikaragua qeveriset nga Daniel Ortega i cili është dhe Kryetari i partisë politike e cila njihet si Frontit Nacional Çlirimtar Sandinist. Në lidhje me drejtimin e vendit kady prirje të ndryshme të mendimit. E para mbështet idenë se idealet dhe trashëgimia e Sandinos, në vija të përgjithshme janëruajtur. Pavarësia dhe sovraniteti i vendit, reforma e tokës, shëndetësia, arsimi, elektrifikimi, ndërtimi i infrastrukturës, kanë arritur të zbusin problemet sociale të vendit, duke sjellë një jetë më të denjë për popullsinë e madhe fshatare të Nikaraguas. Mendimi i dytë, mbështetet në faktin që udhëheqja e Nikaraguas, përgjatë drejtimit të saj e humbi rrugën e idealit të Sandinos, duke menduar më tepër për mirëqenjen vetjake se sa atë të masës së gjerë të popullsisë. Sipas tyre, vizioni i Sandinos për një shoqëri nikaraguane më demokratike mbetet i papërfunduar. Partia e tanishme sandiniste, nën drejtimin e Ortegës, shikohet me prirjen e vendosjes së diktatit të një njeriu të vetëm, ose të  një familje të vetme. Në këtë mënyrë, shfaqen ngjashmëri të frikshme me diktaturën e Somozës, të cilën FSÇN-ja dhe lëvizja revolucionare e viteve 1970 punuan aq shumë për ta rrëzuar.

   I mbiquajtur disa herë si një nga etërit e luftës guerile apo edhe si revolucionari i harruar, trashëgimia e Augusto Sezar Sandinos, edhe pse mund të jetë e tradhëtuar nga klasa drejtuese, vazhdon e zgjuar në zemrat e njerëzve të zakonshëm. Për sa kohë do të ketë padrejtësi dhe e keqja do të mbizotërojë, personazhe të tillë të historisë do të jetojnë përgjithmonë dhe duhet të sillen në qendër të vëmendjes dhe në një vend si Shqipëria. Problemet e përditshme të vendit tonë, tregojnë edhe sot e kësaj dite që Sandino aq larg sa është për nga gjeografia, po aq afër është për nga nevojat që kemi dhe me të cilatpërballemi sot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.