E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një pjesë e spektatorëve ikin fare nga shfaqja.Ikin në emigracion me kokën pas
OP-ED

Një pjesë e spektatorëve ikin fare nga shfaqja.Ikin në emigracion me kokën pas

Shqiptarët merren të gjithë me politikë. Edhe ata pa parti, me politikë merren. Por nuk kanë asnjë mjet politik në dorë për të marrë vendime. Kjo gjendje i ndan ata spektatorë dhe në militantë. Këta të fundit janë dekori për të mbushur skenën, ku luajnë politikanët që ta shohin spektatorët. Ndërkohë kjo “loja” e politikanëve është në emër dhe në kurriz të spektatorëve dhe militantëve së bashku. Spektatorët, të velur me aktrimin e të njëjtëve aktorë, presin të zbarkojnë në skenë “aleatët”. Kanë që në vitin 1944 që presin…. Por, hiç!

Vetëm ekspertë të lodhur e dështakë, që shpikin e sajojnë reforma,që në vendet e tyre nga vijnë, nuk do guxonin as t’i mendonin. Ndërkohë spektatori duartroket. Duartrokitjet shtohen shumë kur aktorët tanë politikanë zgërdhihen në ndonjë foto me ndonjë udhëheqës të huaj. Foto është paguar me lekët e spektatorëve, por punë e madhe! Për duartrokitje paguhet gjithandej…

Një pjesë e spektatorëve ikin fare nga shfaqja. Ikin në emigracion. Por disa prej tyre që ikin, këtu e kanë mendjen tek shfaqja. Çfarë tha aktori kryeaktorit…. Po aleatët?!

Pa shpresë duket, me thënë të drejtën …

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.