E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një samit i madh dhe gjysmë lajmi i vogël
Lajme

Një samit i madh dhe gjysmë lajmi i vogël

Erdhen udheheqesit e gjithe Europes ne Tirane dhe dhane dy lajme te rendesishme per popullin. Lajmi i pare ishte granti 85 milione euro si mbeshtetje buxhetore per Shqiperine. Ne fakt, ky eshte lajm i perseritur. Kete 80 milioneshen e deklaroi Von Der Leyen kur erdhi ne Shqiperi ne fund te tetorit. Si stili i qeverise domethene, qe peruron nje rruge 3 here. Ah po i kane shtuar dhe 5 milione euro. Po nejse.

Lajmi i dyte ishte ai i roamingut. Zhurme e madhe se do ulen tarifat e roamingut me vendet e BE-se. E para ky eshte nje lajm shume i vonuar se duhet te ishte bere me kohe. Por edhe ketu ka nje klecke te madhe. Samitsat harruan te thonin se marreveshjen e roamingut e ka nenshkruar vetem 4iG, ndersa Vodafoni nuk e ka firmosur.

Se pse nuk e nenshkroi Vodafoni marreveshjen per uljen e tarifave roaming akoma nuk dihet sakte. Disa zera thone se CEO-ja i madh ka qene i zene dhe s’ka patur kohe te merret me kete pune. Te tjere thone se Vodafoni sikur nuk e ka me qejf kete punen e uljes se tarifave roaming me BE-ne.

Por pertej shkaqeve, e sigurte eshte vetem kaq. Sot per sot, nga angazhimi per uljen graduale te tarifave per roamingun perfitojne vetem abonentet e 4iG-se (ish One dhe Albtelecom), ndersa ata te Vodafone duhet te presin akoma, nese do te kene kohe dhe deshire drejtuesit e Vodafone per te firmosur marreveshjen.

Pra keto ishin lajmet e samitit te udheheqesve te medhenj te Europes. Nje lajm i vjeter dhe gjysme lajmi i ri. Ah po, ka dhe nje lajm tjeter. Kishin shkruar ne nje paragraf aty tek deklarata, qe ketej e tutje duhet te behet me shume propagande, qe populli te shohe se sa te mira i ka bere BE. Mire e keni ju, por qeverise nuk i del radha per propaganden e vet, te merret dhe me ate tuajen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.