NJË SPITAL ELEKTORAL
Erion Dasho
Borati publikoi një video disa minutëshe nga ndërtimi i Spitalit Turk të Levanit. Dy anët më pozitive janë ritmi i lartë i ndërtimit dhe përdorimi i teknikave dhe materialeve cilësore (me aq sa gjykohet nga një vështrim i shpejtë).
Ana më negative duket dizajni aspak modern. Deri tani spitali ngjan më tepër me një kapanon ushtrie se sa me një spital të projektuar për të qenë qendër e teknologjisë së lartë, projekt pilot i një koncepti të ri menaxhues dhe institucione që do t’i shërbyer disa qarqeve.
Kur mendon se spitali do të ketë vetëm 150 shtretër, nuk mund të mos ndihesh i revoltuar:
BORAT!!!
PËRSE PËR NJË GRUSHT VOTASH MË TEPËR SHPËRDOROVE NDIHMËN BUJARE TË NJË VENDI MIK DHE NJË IDE ME POTENCIAL TRANSFORMUES PËR SISTEMIN SHËNDETËSOR SHQIPTAR??!!

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



