Një tjetër këngëtar shqiptar ngacmon Rihannën, përgjigjia e saj e lë me “gisht në gojë”
Madje i kushtoi dhe një këngë “Like Rihanna”, por mesa duket këngëtarja me famë botërore nuk e ka përfillur këngëtarin shqiptar Young Zerka.
Vitin e kaluar, ky i fundit i ka kënduar Rihannës, këngë e cila u pëlqye shumë nga publiku për shkak të ritmit, stilit reggae. Edhe pse ishte hera e parë që një këngëtar shqiptar i kushtonte një këngë yllit të muzikës, ajo nuk ka reaguar të paktën edhe sot kur Young Zerka i kujtoi këngën me anë të një komenti në Instagram.
Young Zerka i shkruan Rihannës:
Pra ti i kthen përgjigje personave që kanë blerë buzëkuqet e tua, por kurrë nuk i dhe një opinion atij që këndoi një këngë veç për ty? Gjithsesi më pëlqen xhaketa jote goce”.
Ndërsa përgjigjia e Rihannës ka qenë një indiferentizëm./CityNews


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


