E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një video skandaloze mes Palasës dhe Drimadhes
Lajme

Një video skandaloze mes Palasës dhe Drimadhes

A po e  humbim shansin e turizmit?!

Kjo video që shikoni më poshtë është pak të thuhet skandaloze. Në detin që Shqipëria krenohet se është  në ‘Champions League’ e turizmit Mesdhetar dhe se në 2030 mund të arrijjmë 30 mln turistë!

Po në Drimadhes  dhe Palasë , derdhen fekale  dhe kutërbon era  vetëm pak metra nga deti. Kaq mjafton që propaganda dhe tellallet  e qeverisë  për bum turistik  të shkërmoqet e tretet  si fekalet në breg të detit Jon.

VIDEO🎥

https://www.instagram.com/reel/C-wxXMvtrhp/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Zhvillimi i paqëndrueshëm në bregdetin shqiptar po krijon një paradoks, ku ndërsa turizmi ka potencialin për të qenë motori kryesor i rritjes ekonomike, ai përballet me sfida të mëdha që mund të shndërrohen në bumerang për sektorin.

Ritmi i lartë i ndërtimeve nuk po ndiqet nga investimet në infrastrukturë dhe menaxhimin e mjedisit, si kanalizimet, energjia, apo menaxhimi i mbetjeve dhe ujërave të zeza.

Rritja e çmimeve dhe mungesa e koordinimit institucional po krijon kushte që mund të frenojnë rritjen e sektorit në të ardhmen, duke rrezikuar të dëmtojë imazhin dhe të ulë konkurrueshmërinë e turizmit shqiptar.

Prej shumë vitesh, infrastruktura mbetet problematike, teksa investimet u përqendruan vetëm në Jugun e vendit, duke e lënë qendrën pre e një trafiku, që në verë bëhet i paadministrueshëm.

Transporti publik mbetet i çorganizuar dhe turistët e kanë të vështirë të orientohen, për shkak të mungesës së hartës në Google Map.

P.sh., për të shkuar nga Tirana në Vlorë, harta të tregon që fillimisht duhet të shkosh në Rinas dhe atje të marrësh autobusin për në Vlorë!

Një raport i fundit i Komisionit Europian e rendit Shqipërinë të fundit në Europë me vetëm 41.6% të ujërave të saj bregdetare që cilësohen të shkëlqyera.

Kjo përqindje është shumë më e ulët se vendi i parë, Kroacia, me mbi 99% dhe Italia, që është nga mesi i 26 shteteve të renditura, me mbi 90%. E njëjta renditje është edhe për ujërat e brendshme, ku Shqipëria është e fundit nga 27 shtete, me 33% të ujërave të saj të shkëlqyera.

Ndryshe nga vendet e tjera, që sipas raportit kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të reduktuar ndotjen dhe për të përmirësuar cilësinë e ujit, qeveria jonë ua la këtë barrë vetë bizneseve këtë vit, ashtu siç Bashkitë ua lanë vetë strukturave hoteliere detyrimin për të hequr plehrat, ndonëse u merr rregullisht taksën e pastrimit.

Zhvillimi i paqëndrueshëm në bregdet, ku ritmi i lartë i ndërtimeve nuk po arrin të ndiqet nga infrastruktura, menaxhimi i mjedisit si plehrat apo ujërat e zeza, kanalizimet, energjia etj., rrezikohen të kthehen në një bumerang për sektorin, që realisht ka potencial të bëhet motori kryesor i rritjes së ekonomisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.