E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njerëz të përdhunuar nga politika dhe komedia e 40 milionë eurove
Sot

Njerëz të përdhunuar nga politika dhe komedia e 40 milionë eurove

Klodian Tomorri

Aq shume i ka perdhunuar menderisht politika njerezit saqe u ka hequr dhe aftesine te mendojne me koken e tyre. Eshte per te vene duart ne koke kur sheh se si nje pjese e madhe e njerezve keto dite jane ndare ne dy grupe.

Grupi i pare tallet me vajzen police qe e plagosen ne krye te detyres, por eshte teper i skandalizuar per dhunen e policise ndaj protestuesve. Bejne ironi me gishtat, jo nje, jo dy, jo tre. A thua se duhet te humbasesh gjithe krahun se nje apo dy gishta sjane ndonje gje. Per 50 mije leke ne muaj ishte atje ajo goca.

Grupi i dyte quan shpellare protestuesit qe dolen atje per shtepite e tyre se neser do i nxjerrin ne rruge te madhe, por jane ose bejne si te terrorizuar per sulmin ndaj policise.

Ca vite me pare keto grupet me shume gjasa kane qene ne role te kunderta. Keta qe sot jane te terrorizuar per dhunen ndaj policise, ne ate kohe duartrokisnin ata qe u binin policeve me hunj nga koka dhe anasjelltas. Duhet te mendosh me koken e partise.

Te vetmit qe nuk kane ndryshuar rolin ne gjithe kete kohe jane ata cunat qe do bejne ate punen e vogel 40 milione euro. Keta jane gjithmone me policine dhe qeverine.

Komedi e zeze komplet. Dhe e neveritshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.