Njihuni me 10 golashënuesit më të mirë të Serie A, ja kush kryeson
Pas javës së 14-të në Serie A, Ciro Immobile dhe Mauro Icardi kryesojnë listën e golashënuesve më të mirë deri tani me nga 15 gola.
Icardi shënoi dy herë në fitoren 3-1 kundër Cagliarit, ndërsa Immobile nuk e gjeti rrugën e rrjetës në barazimin 1-1 me Fiorentinën.
Top pesëshja mbyllet me Paulo Dybala, Dries Mertens dhe Gonzalo Higuain.
Kurse vendi i 10-të mbahet nga Suso, Falque, Zabata dhe Callejon, që të gjithë me nga pesë gola.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



